AllWeb Albania, Konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në Tiranë ka një ofertë për të gjithë startup-et duke u mundësuar zbritje në çmimin e biletës nga çmimi standard prej 169€. Tashmë me ofertën nga AllWeb Albania, startup-et do të mund ta përfitojnë biletën me çmimin 109€. Afati i fundit për këtë ofertë është data 5 nëntor 2024.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjitha startup-et që janë në fillimet e tyre dhe ato që po shkojnë drejt rritjes. Gjithashtu me pjesëmarrjen tuaj në konferencën AllWeb, ju do të mund të takoni njerëz të rinj, të bëni network me të pranishmit, folësit dhe pse jo të krijoni mundësi investimi për të ardhmen.
Biletat tuaja si startup mund t’i merrni duke kontaktuar në adresën e e-mailit gerti@newmedia.al
ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri. Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.
Lexo edhe:2 emra të njohur i shtohen listës së folësve të AllWeb!
#E Rëndësishme
Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen. Që nga viti 2012, më shumë se 3500 pjesëmarrës dhe 240 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:
Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.
Biletat tuaja mund t’i merrni TANI në këtë link duke përfituar edhe nga oferta 4+1 falas.
#ËshtëPërMua?
Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.
Mos e humbni këtë mundësi!
Kontakt:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al
Biletat tuaja mund t’i merrni TANI në këtë link duke përfituar edhe nga oferta 4+1 falas.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.