Je startup? AllWeb Albania ka një ofertë për ty - Business Magazine Albania

Je startup? AllWeb Albania ka një ofertë për ty


AllWeb Albania, Konferenca më e madhe e Marketingut Dixhital në Tiranë ka një ofertë për të gjithë startup-et duke u mundësuar zbritje në çmimin e biletës nga çmimi standard prej 150€. Tashmë me ofertën nga AllWeb Albania, startup-et do të mund ta përfitojnë biletën me çmimin 100€. Afati i fundit për këtë ofertë është data 15 Tetor 2019.

Mos e humbni këtë mundësi. Për të blerë biletën tuaj me ulje na shkruani në info@businessmag.al

Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjitha startup-et që janë në fillimet e tyre dhe ato që po shkojnë drejt rritjes. Gjithashtu me pjesëmarrjen tuaj në konferencën AllWeb, ju do të mund të takoni njerëz të rinj, të bëni network me të pranishmit, folësit dhe pse jo të krijoni mundësi investimi për të ardhmen.

Konferenca AllWeb Albania do të jetë e pranishme në edicionin e saj të katërt në Tirana Business Park në datën 17 Tetor 2019. Për ata që nuk e njohin kjo konferencë është e organizuar në një ditë, nga ora 09:30 – 17:30 dhe mbledh brenda saj folës të njohur ndërkombëtarisht, nga bota dhe rajoni. Formati i konferencës përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panele në të cilat trajtohen e tashmja dhe e ardhmja e komunikimeve dixhitale dhe zgjidhjeve inovative.

Të ftuarit në skenë ndajnë ekskluzivisht për audiencën përvojat dhe këshillat e tyre për mënyrën se si komunikimin në internet ta shndërroni në mjet në përkrahje të biznesit.

Lexoni: AllWeb Albania ka një ofertë speciale për të gjithë studentët. Përfito biletën me një çmim prej 35€

Deri më tani janë konfirmuar 6 prej folësve: Matt DesmierVladimir VulicRoger EdwardsKirsten JassiesGranit Doshlaku dhe Henry Leerentveld.

# # # # #

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0