Je CEO i një kompanie? Ju ftojmë të kontribuoni në studimin për Sfidat dhe Objektivat e 2024 - Business Magazine Albania

Je CEO i një kompanie? Ju ftojmë të kontribuoni në studimin për Sfidat dhe Objektivat e 2024

Sfidat dhe Objektivat e 2024

Kompania EMI- CC ( e specializuar për trajnimin e CEO-ve dhe Stafit të Lartë Ekzekutiv të kompanive) është duke bërë një studim që u drejtohet CEO-ve të kompanive brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të kuptuar Sfidat dhe Objektivat për vitin 2024, duke konsideruar trendin e zhvillimeve të reja teknologjike dhe sociale në vitet e fundit.

EMI -CC vlerëson shumë nëse do të mundeshit të merrni 5 minuta nga koha juaj për të plotësuar këtë anketim!

Me gjetjet dhe rezultatet që stafi do përpunojë prej tij, kompania do të përgatisë një prezantim, që do të komunikohet publikisht.

Për të kontribuar në këtë studim, ju ftojmë t’i kushtoni pak kohë, duke plotësuar PYETESORIN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0