jCoders, akademia e teknologjisë për fëmijë dhe të rinj në Kosovë - Business Magazine Albania

jCoders, akademia e teknologjisë për fëmijë dhe të rinj në Kosovë

jCoders

Edukimi i të rinjve dhe fëmijëve në fushën e teknologjisë po merr rëndësi. Ne kemi zhvilluar një intervistë me Fiona Shehun, themeluese e jCoders, për të mësuar më shumë rreth kësaj akademie.

Kur u themelua akademia jCoders dhe me çfarë merret?

jCoders është një akademi, e cila merret me transformimin e fëmijëve nga përdorues të teknologjisë, në krijues të teknologjisë. jCoders e kemi themeluar në vitin 2015 dhe deri më sot jemi të zgjeruar në 5 qytete të ndryshme të Kosovës, në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren.

Si institucion, gjithmonë punojmë me metodologji të reja me nxënësin në qendër. Të gjitha aktivitetet tona janë të bazuara në projekte dhe aplikojnë metodat e “experiential learning”.

Një mësim eksperiencial është një metodë mësimore, ku nxënësi mëson duke u përfshirë aktivisht në përvoja të vërteta dhe të aplikueshme. Ky lloj mësimi lejon nxënësin të mësojë nëpërmjet eksperimentimit, reflektimit dhe veprimit. Përvojat praktike dhe situatat reale i japin nxënësit mundësinë të zhvillojnë njohuri dhe aftësi të reja, si dhe të kuptojnë më mirë lidhjen midis teorisë dhe praktikës. Nëpërmjet mësimit eksperiencial, nxënësit fitojnë një kuptim të thellë, një shpirt eksplorues dhe një aftësi për t’u përshtatur me ndryshimet, duke i bërë ato të përgatitur për sfidat që vijnë në jetën e tyre.

jCoders mban vulën e cilësisë për STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) nga COGNIA – trup akredituese amerikane.

Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0