Java e Edukimit me Shkenca Kompjuterike, Ora e Kodit edhe ne Shqiperi (VIDEO) - Business Magazine Albania

Java e Edukimit me Shkenca Kompjuterike, Ora e Kodit edhe ne Shqiperi (VIDEO)


Kjo jave shenon ne mbare boten Javen e Edukimit me Shkenca Kompjuterike (08 – 12 dhjetor) dhe ne kuader te saj po ndodh edhe Ora e Kodit, ne te gjithe boten, perfshi edhe ne Shqiperi, fale partneritetit te Microsoft Corporation me Code.org.
Microsoft Albania dhe Qendra Protik po mundesojne qe Ora e Kodit te realizohet edhe ne Shqiperi dhe me kete rast me  11 dhjetor 2014, ora 9:30 – 11:30, do te organizohet nje aktivitet ku do te jete te pranishem edhe Minister-ja e Shtetit per Inovacion dhe Administrate Publike Znj. Milena Harito dhe ju do te keni mundesi te shihni raste konkrete te realizimit te kodimit nga nxenes shqiptare si dhe video se si lidere boterore dhe artistet nderkombetar kane ofruar mbeshtetjen per kete fushate.
Aktiviteti do te organizohet tek  Selia e Protik, Rruga “Papa Gjon Pali” nr. 3 Kati 1 (Godina e AKSHI).

Sllogani i fushates Ora e Kodit kete vit eshte “Ka nje fillim per secilin prej nesh” dhe ky sllogan po apelohet fort nga lideret e shume kompanive te njohura boterore duke perfshire edhe vet Presidentin Obama i cili u beri thirrje te rinjeve ne mbare boten te mesojne kodimin (https://www.youtube.com/watch?v=JDw1ii7aKwg).

Me programin Microsoft YouthSpark, ne po ndihmojme te rinjte ne Shqiperi qe nepermjet perdorimit te shkencave kompjuterike ne arsim te jene jo vetem perdorues te teknologjise, por edhe te krijojne vet teknologjine. Nxenesit duke mesuar kodimin i mundesojne vetes qe te krijojne teknologjine vet, jo vetem te jene perdorues te saj. Gjate Javes se Edukimit ne Shkencat Kompjuterike, secili nga nxenesit e shkolles teknike elektrike Gjergji Canco dhe Emin Duraku po trajnohen dhe mesojne gjuhen e kodimit dhe po krijojne lojra te ndryshme, te cilat do t’i prezentojne ne aktivitetin permbylles me date 11 dhjetor.

Kodimin e realizojme nepermjet programeve dhe burimeve Microsoft (p.sh., Microsoft TEALS, TouchDevelop, Kodu Cup, dhe Imagine Cup).

Ne linkun http://hourofcode.com/al do te gjeni pergjigjjet e shume pyetjeve lidhur me Oren e Kodit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0