Japonia po eksperimenton një sistem votimi të bazuar në blockchain

Japonia po eksperimenton një sistem votimi të bazuar në blockchain


Japonia është vendi më i fundit që po shqyrton përdorimin e Blockchain për votim. Tsukuba është vendosur të bëhet qyteti i parë i vendit për të votuar në mënyrë dixhitale.

Sistemi do të mbështetet në ekuivalentin japonez të kartave të sigurimeve shoqërore për të verifikuar identitetin e votuesve.

Lexoni: Blockchain, teknologjia inovative që po ngjall kuriozitet edhe për shqiptarët

Sistemi nuk duket shumë i ndryshëm nga votimi konvencional, por tashmë votuesit do t’i vendosin votat e tyre në një ekran.

Sistemi do të përdorë teknologjinë blockchain për të parandaluar falsifikimin e të dhënave të regjistruara, sipas The Japan Times.

Pas vendosjes së një vote duke përdorur sistemin, kryebashkiaku Tsukuba Tatsuo Igarashi tha se “kishte menduar se do të përfshinte procedura më të ndërlikuara, por zbuloi se është një proces minimal dhe i thjeshtë.”

The Japan Times deklaroi se një numër votuesish harruan fjalëkalimet e tyre, si rezultat ata nuk do të mund të votonin. Për më tepër, me sa duket ishte e vështirë të dallohej nëse votat ishin numëruar apo jo.

Lexoni: 5 raste të përdorimit të Blockchain në teknologji

Virxhinia Perëndimore ka provuar gjithashtu një aplikacion për votimin të bazuar në blockchain, i cili lejoi ushtarakët të votonin për zgjedhjet lokale, duke përdorur metodën e njohjes së fytyrës për të verifikuar votuesit. Ne tashmë e dimë se kjo nuk është gjithmonë një metodë e përkryer për verifikimin e identitetit.

burimi: thenextweb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0