Japonezët ndërtojnë satelitin e parë prej druri - Business Magazine Albania

Japonezët ndërtojnë satelitin e parë prej druri

Për herë të parë në histori, shkencëtarët e Universitetit të Kiotos në Japoni kanë ndërtuar një satelit prej druri. Ky mjet, në formën e një kuboidi dhe i bërë nga druri i manjolës, pritet t’i dorëzohet javën e ardhshme agjencisë japoneze hapësinore JAXA. Në muajin shtator, ai do të dërgohet në hapësirë përmes një rakete SpaceX që do të lëshohet nga Qendra Hapësinore Kennedy në SHBA me destinacion Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Pasi të arrijë në destinacion, sateliti do të lëshohet nga moduli eksperimental i stacionit për të testuar fuqinë dhe jetëgjatësinë e tij.

Të dhënat që shkencëtarët do të marrin nga sateliti do të tregojnë nëse ai mund të përballojë ndryshimet e mëdha të temperaturës dhe nëse do të ketë probleme të tjera, u shprehën kërkuesit e Universitetit të Kiotos. Ata theksuan se, pasi sateliti të hyjë në atmosferën e Tokës, materiali i tij prej druri do të digjet, duke shmangur kështu mbetjet metalike që zakonisht lëshohen nga një satelit kur ky kthehet në Tokë.

Lexo: Sipas një studimi, produktet e reja të Inteligjencës Artificiale janë shumë të reklamuara

Pjesët metalike kanë një ndikim negativ në mjedis dhe telekomunikacion, prandaj krijuesit e satelitit me brinjë 10.16 centimetra thonë se bota duhet të fillojë të përdorë drurin për ndërtimin e satelitëve. Ndërkohë, në një zhvillim tjetër, një raketë që transportonte një satelit të sofistikuar të realizuar nga agjencia evropiane e hapësirës dhe ajo japoneze, u nis të martën nga Kalifornia me një mision për të hetuar rolin që retë mund të luajnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Sateliti, i quajtur Earthcare, do të lëvizë rreth Tokës për një periudhë trevjeçare.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0