Janë hapur aplikimet për "Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2018"

Janë hapur aplikimet për “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2018”


Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2018”, i dedikuar për studentët shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës 1 Tetor 2017 – 30 Shtator 2018, brenda dhe jashtë vendit, për punë shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Europë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.

Çmimet

Banka e Shqipërisë e ka vendosur dhe e jep këtë Çmim që prej vitit 2006, sipas ndarjes së mëposhtme:

1. Çmimi i parë 250.000 lekë

2. Çmimi i dytë 200.000 lekë

3. Çmimi i tretë 150.000 lekë

Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 Tetor 2018.

Për të mësuar më shumë në lidhje me kriteret e aplikimit klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0