Ja si ti riktheheni punës tuaj të vjetër nëse urreni punën tuaj të re - Business Magazine Albania

Ja si ti riktheheni punës tuaj të vjetër nëse urreni punën tuaj të re

A është ndonjëherë ide e mirë të ribashkoheni me ish-in?

Kur bëhet fjalë për karrierën, një numër befasues njerëzish thonë “Po!”.

Pothuajse gjysma e njerëzve thonë se do të përpiqeshin të ktheheshin në punën e tyre të vjetër, nëse do të pendoheshin për punën e tyre të re, sipas një sondazhi me 2,500 punëkërkues të mijëvjeçarit dhe të gjeneratës Z, zhvilluar nga “The Muse”.

Kjo mund të dëmtojë egon tuaj, por themeluesja dhe CEO e The Muse, Kathryn Minshew thotë se, qëndrimet rreth vendit të punës po ndryshojnë dhe ky mund të jetë një veprim i mirë.

“Dorëheqja e Madhe” ka krijuar “punonjësin bumerang”, teksa kompanitë që janë të dëshpëruara për të punësuar kuptojnë se ish-punonjësit “mbartin një sasi të madhe njohurish aktuale dhe historike dhe është e natyrshme që ata mund të duan të kërkojnë punë diku tjetër”, thotë Minshew.

Për më tepër, njerëzit e pranojnë se është mirë të lini sa më shpejt një punë të keqe nëse jeni mashtruar për rolin ose kompaninë. Pra, nëse po mendoni të ktheheni te një ish-shef pas një kohe të shkurtër largimi, këtu janë disa gjëra për t’u siguruar që të jetë një ribashkim i suksesshëm.

Disa gjëra për t’u marrë parasysh

Ndryshimi i vendit të punës është një vendim i rëndësishëm, kështu që duhet të mendoheni mirë nëse do t’i riktheheni punës së vjetër.

Lexo edhe: Arsyeja e vërtetë pse punonjësit po largohen nga puna! “Burn out” është në listë, por jo në krye

Para së gjithash, thotë Minshew, reflektoni pse e latë punën tuaj të vjetër. Disa gjëra mund të jenë të negociueshme, si marrja e një titulli më të lartë, më shumë para ose përgjegjësi të reja. Por jo çdo gjë mund të zgjidhet pas disa muajsh, si çështjet strukturore të lidershipit ose një mospërputhje thelbësore e vlerave.

Si të pajtoheni me ish-punëdhënësin tuaj

Nëse dëshironi të ribashkoheni me kompaninë tuaj të vjetër përgjithmonë, Minshew sugjeron të rihapni bisedën me shefin tuaj të vjetër ose personin e fundit me të cilin keni folur nga burimet njerëzore. Filloni me një email: “Kam menduar për shumë gjëra në kohën që u largova nga kompania dhe do të doja shumë të rikthehesha. A keni kohë për një telefonatë të shpejtë në javën e ardhshme?”

Bëjeni pyetjen tuaj reale përmes telefonit në mënyrë që të mund të shpjegoni situatën dhe ndjenjat tuaja më hapur, thotë Minshew.

Minshew thotë të përqendroheni në arsyen pse u larguat nga kompania e re, veçanërisht nëse mund të specifikoni atë që ish-punëdhënësi juaj nuk mund t’ju jepte. Atëherë ji i sinqertë se mënyra se si ju është paraqitur mundësia nuk ishte realiteti që po përjetonit në rolin e ri.

Mund të thuash diçka si: “Kur u largova nga Kompania A për kompaninë B, po kërkoja një zgjerim të përgjegjësive të mia dhe diçka të re. Me fillimin e kësaj pune të re kuptova se jo vetëm që nuk është ajo që prisja, por më mungonin dhe ndoshta nuk i vlerësova në mënyrë adekuate shumë elementë të punës sime të mëparshme. Dua të eksploroj nëse do të ia vlente të hapja një bisedë për kthimin tim nëse nuk e keni plotësuar ende rolin.”

Një rikthim funksionon më mirë nëse jeni larguar në gjendje të mirë me kompaninë tuaj të vjetër dhe ka pasur një hendek në ekip në mungesën tuaj, thotë Minshew. Nëse të dyja janë të vërteta në skenarin tuaj, “ka shumë punëdhënës që do të donin që punonjësit e tyre të kthehen”.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0