Ja si ti riktheheni punës tuaj të vjetër nëse urreni punën tuaj të re - Business Magazine Albania

Ja si ti riktheheni punës tuaj të vjetër nëse urreni punën tuaj të re

A është ndonjëherë ide e mirë të ribashkoheni me ish-in? Kur bëhet fjalë për karrierën, një numër befasues njerëzish thonë “Po!”.

Pothuajse gjysma e njerëzve thonë se do të përpiqeshin të ktheheshin në punën e tyre të vjetër, nëse do të pendoheshin për punën e tyre të re, sipas një sondazhi me 2,500 punëkërkues të mijëvjeçarit dhe të gjeneratës Z, zhvilluar nga “The Muse”. Kjo mund të dëmtojë egon tuaj, por themeluesja dhe CEO e The Muse, Kathryn Minshew thotë se, qëndrimet rreth vendit të punës po ndryshojnë dhe ky mund të jetë një veprim i mirë.

“Dorëheqja e Madhe” ka krijuar “punonjësin bumerang”, teksa kompanitë që janë të dëshpëruara për të punësuar kuptojnë se ish-punonjësit “mbartin një sasi të madhe njohurish aktuale dhe historike dhe është e natyrshme që ata mund të duan të kërkojnë punë diku tjetër”, thotë Minshew. Për më tepër, njerëzit e pranojnë se është mirë të lini sa më shpejt një punë të keqe nëse jeni mashtruar për rolin ose kompaninë. Pra, nëse po mendoni të ktheheni te një ish-shef pas një kohe të shkurtër largimi, këtu janë disa gjëra për t’u siguruar që të jetë një ribashkim i suksesshëm.

Disa gjëra për t’u marrë parasysh

Ndryshimi i vendit të punës është një vendim i rëndësishëm, kështu që duhet të mendoheni mirë nëse do t’i riktheheni punës së vjetër. Para së gjithash, thotë Minshew, reflektoni pse e latë punën tuaj të vjetër. Disa gjëra mund të jenë të negociueshme, si marrja e një titulli më të lartë, më shumë para ose përgjegjësi të reja. Por jo çdo gjë mund të zgjidhet pas disa muajsh, si çështjet strukturore të lidershipit ose një mospërputhje thelbësore e vlerave.

Lexo edhe:Në Tiranë do të mbahet Java Kulturore Braziliane. Një përvojë e rrallë

Si të pajtoheni me ish-punëdhënësin tuaj

Nëse dëshironi të ribashkoheni me kompaninë tuaj të vjetër përgjithmonë, Minshew sugjeron të rihapni bisedën me shefin tuaj të vjetër ose personin e fundit me të cilin keni folur nga burimet njerëzore. Filloni me një email: “Kam menduar për shumë gjëra në kohën që u largova nga kompania dhe do të doja shumë të rikthehesha. A keni kohë për një telefonatë të shpejtë në javën e ardhshme?”

Bëjeni pyetjen tuaj reale përmes telefonit në mënyrë që të mund të shpjegoni situatën dhe ndjenjat tuaja më hapur, thotë Minshew.

Minshew thotë të përqendroheni në arsyen pse u larguat nga kompania e re, veçanërisht nëse mund të specifikoni atë që ish-punëdhënësi juaj nuk mund t’ju jepte. Atëherë ji i sinqertë se mënyra se si ju është paraqitur mundësia nuk ishte realiteti që po përjetonit në rolin e ri.

Mund të thuash diçka si: “Kur u largova nga Kompania A për kompaninë B, po kërkoja një zgjerim të përgjegjësive të mia dhe diçka të re. Me fillimin e kësaj pune të re kuptova se jo vetëm që nuk është ajo që prisja, por më mungonin dhe ndoshta nuk i vlerësova në mënyrë adekuate shumë elementë të punës sime të mëparshme. Dua të eksploroj nëse do të ia vlente të hapja një bisedë për kthimin tim nëse nuk e keni plotësuar ende rolin.”

Një rikthim funksionon më mirë nëse jeni larguar në gjendje të mirë me kompaninë tuaj të vjetër dhe ka pasur një hendek në ekip në mungesën tuaj, thotë Minshew. Nëse të dyja janë të vërteta në skenarin tuaj, “ka shumë punëdhënës që do të donin që punonjësit e tyre të kthehen”.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0