Ja si të mbroheni nga mashtrimet në internet - Business Magazine Albania

Ja si të mbroheni nga mashtrimet në internet

Katër të drejtat kryesore të konsumatorit janë e drejta për sigurinë e produktit, për informacion të plotë, për zgjedhje të lirë dhe për t’u dëgjuar.

Megjithatë, transaksionet në internet, shpesh janë një  rrezik për t’u përballur me mashtrime. E-maile të dyshimta, lidhje të rastësishme, informacione të rreme, faqe interneti të rreme këto dhe shumë gjëra të tjera minojnë sigurinë tonë kibernetike, si dhe fjalëkalimet e vjetëruara dhe mungesën e vëmendjes së konsumatorit.

Fenomeni i mashtrimeve online është shumë më i përhapur nga sa mendoni, dhe çdo vit ka qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Megjithatë, ka udhëzime shumë të thjeshta për të qenë në gjendje të mbroni veten në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mundohuni të dalloni se nga vijnë emailet dhe mesazhet e dyshimta

Shumica e mashtrimeve në internet ndodhin përmes emaileve ose telefonatave. Gjëja e parë që duhet bërë, veçanërisht nëse na kërkohen të dhëna personale, është të kontrollojmë me kujdes origjinën, emrin e faqes ose emailin, ose të kërkojmë numrin e telefonit në internet. Në dyshimin më të vogël mos dërgoni asgjë.

Kontrolloni faqet ku blini online

Nëse nuk porositni nga faqet e njohura, të cilat në shumicën e rasteve garantojnë sigurinë, mund të kontrolloni për të kuptuar nëse faqja është e besueshme si informacioni tatimor ose kërkoni për rishikime të blerësve të tjerë në sajtet që ndajnë përvojat e përdoruesve. Nëse këto të dhëna mungojnë, ose ju duken të çuditshme, mos vazhdoni me blerjen.

Kini kujdes se si i trajtoni dokumentet dhe të dhënat personale

Jeni gjithmonë të kujdesshëm kur dërgoni të dhëna personale. Në përgjithësi, shmangeni, mos dërgoni asgjë nga të dhënat personale nëse nuk janë miqtë, familja, të njohurit, puna.

Jeni të kujdesshëm ndaj kujtdo që ju nxiton

Shumica e mashtrimeve në internet luajnë me nxitimin e konsumatorit. Mos nxitoni, merrni gjithë kohën që ju nevojitet, veçanërisht në botën digjiitale.

Përditësoni shpesh fjalëkalimet dhe softuerin tuaj

Përditësimi i rregullt i fjalëkalimit tuaj është thelbësor për të garantuar sigurinë tuaj. Për më tepër, është gjithashtu e rëndësishme që softueri i kompjuterit të përditësohet në versionin më të fundit të disponueshëm. Fshirja e cookies është një operacion që duhet bërë shpesh.

Kontaktoni policinë ose shoqatat tregtare nëse keni dyshime

Ashtu si me krimet normale, edhe mashtrimet online mund të raportohen në polici. Nëse jeni të shqetësuar se keni ngecur në këtë lloj gjëje, parashtrimi i një ankese dhe lejimi i autoriteteve për t’ju ndihmuar është një mënyrë e shkëlqyer për t’u përpjekur të shpëtoni atë që mundeni. Stylemania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0