Ja si të bëni screenshot në Snapchat pa e marrë vesh njeri - Business Magazine Albania

Ja si të bëni screenshot në Snapchat pa e marrë vesh njeri

Kur Snapchat u lançua për herë të parë, përdoruesit mund të bënin screenshot të çdo gjëje pa e marrë vesh askush. Por nukkaloi shumë kohë dhe Snapchat shtoi një veçori që dërgon automatikisht një njoftim tek kushdo që po i bëni screenshot.

Dhe me kalimin e viteve, ka pasur një sërë mënyrash për të shmangur atë njoftim. Disa aplikacione të treta mund të bëjnë screenshot për ju. Më pas Arplane Mode ishte një mënyrë për të bërë screenshot duke bllokuar njoftimin. Por pavarësisht metodës, Snapchat ka gjetur një mënyrë që të njoftojë përdoruesit kur dikush u bën screenshot.

Tani ka vetëm një mënyrë të garantuar për t’i bërë screenshot fshehurazi të dikujt në Snapchat: Përdorimi i një kamere!

Me një aparat tjetër celular

Përdorimi i veçorisë së integruar të screenshot në iPhone ose Android për të kapur Snap-in e dikujt do t’i dërgojë atij personi një njoftim. E njëjta gjë vlen nëse përdorni veçorinë e integruar  të screenrecord-it.

Kjo do të thotë që mënyra më e mirë për të bërë screenshot në Snapchat është përdorimi i një kamere tjetër, në një telefon të dytë.

  1. Hapni Snapchat në telefonin tuaj dhe shikoni Snap-in që dëshironi të fotografoni.
  2. Ndërsa Snap-i është në ekran, përdorni kamerën e një telefoni tjetër për të nxjerrë një foto të ekranit të telefonit të parë.

Kjo është një zgjidhje jo shumë e avancuar teknologjike, por aktualisht është e vetmja mënyrë e sigurt për të bërë screenshot pa dërguar një njoftim.

Screen record në Android

Ka disa prova që përdoruesit e Android janë në gjendje të përdorin funksionin e screen record pa dërguar një njoftim. Por kjo nuk funksionon në të gjithë telefonat dhe mund të rregullohet në çdo moment. Megjithatë ju mund t’a provoni kështu:

  1. Në Android-in tuaj, filloni screen record në ekran. Mund ta bëni këtë duke rrëshqitur dy herë poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit për të hapur faqen e Quick Settings dhe më pas duke zgjedhur Screen record. Nëse nuk e shihni opsionin, provoni të rrëshqitni djathtas në faqen e dytë të Quick Setting ose trokitni lehtë mbi ikonën e lapsit për të modifikuar faqen tuaj të Quick Setting.
  2. Gjatë regjistrimit, hapni Snapchat dhe shikoni Snap-in që dëshironi të ruani.
  3. Pasi të keni regjistruar Snap-in, mbylleni dhe ndaloni screen record.

Regjistrimi juaj do të ruhet tek albumi i fotove tuaja, ku mund ta shikoni, ta ndani ose madje të bëni një screenshot të videos.

Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0