“Investimi me kafshata të vogla” në Real Estate po ndryshon rregullat e lojës në botë duke bërë që ajo që ishte domain i investitorëve të pasur të jetë e mundur edhe për njerëzit e thjeshtë që duan të shtojnë të ardhurat e tyre. Platformat Crowd Funding kanë demokratizuar tregun e investimeve sidomos në Real Estate duke bërë të mundur që pragu i investimeve të ulet dhe të jetë i përballueshëm për investitorët e thjeshtë. Këto platforma po zhvillohen vrullshëm edhe në Shqipëri, projektet e së cilës do mund t’i shpjegojmë gjatë këtij artikulli.
Çfarë është Real Estate Crowdfunding?
Të investosh ne Real Estate Crowd Funding mund të jetë alternativë tërheqëse krahasuar me formën tradicionale siç ishte blerja plotësisht e një prone. Të lejon të blesh prona okazion apo të jesh ndërtues/zhvillues pronash me vetëm 35.000 euro duke i bashkuar fondet e tua me investitorë të tjerë, pa të cilët nuk do i blinte shumëkush. Sa herë jeni kthyer në kohë dhe keni thënë me vete: “sikur të kisha pasur paratë ta blija atë pronë…”
Platformat e ndryshme në botë të Crowd Funding ndryshojnë nga niveli hyrës i investimit. Disa pranojnë investime duke filluar nga 1000 euro ndërsa të tjerë kanë nivel fillestar investimi 50.000 Euro ku koha minimale është 2-3 vjet. Ky koncept lindi në fillim te 2010 ku përmes teknologjisë, website-ve dhe aplikacioneve çdo person mund të investojë shifra të vogla në Real Estate pa qenë prezent. Ai ose ajo mund të shikojë vlerat e qerave, vlerat e shitjeve, mundet edhe dhe të përfitojë në mënyrë të vazhdueshme. Përveçse avantazhit që mund të bëhesh ndërtues, investitor me shifra të vogla, në Real Estate Crowd Funding, ti nuk ke nevojë të merresh me mirëmbajtjen e pronës, taksat e saj, lejet e zhvillimit, ndërtimit etj.
Trendet globale dhe rritja e këtij modeli
Trendi global ka bërë të mundur që gati gjysma e investimeve në Real Estate po bëhen nga Crowd Funding. 10 vitet e ardhshme pritet të këtë një rritje me 30 herë të investimeve të përbashkëta në Real Estate nga 12.7 miliard $ në gati 350 miliardë $. Investimet e përbashkëta kanë sjellë zhvillime të konsiderueshmë në ekonomi dhe qarkullime e fitime edhe për investitorët e mesëm dhe shtresën e mesme dhe jo vetëm për investitorët e mëdhenj. Investimet kanë qenë në prona komerciale, qendra tregtare, kampuse universitare, magazina industriale etj.
Tashmë edhe në Shqipëri, kushdo mundet të investojë në Crowd Funding. Këtë mundet ta realizojë nëpërmjet platformës së SMARTVEST.AL nga çdo cep i botës. Kjo kompani ka filluar me nje super-projekt tek Liqeni i Farkës ku faza e parë e investimeve është mbyllur. Ndërkohë që më 30 janar hapet faza e dytë dhe e fundit për investitorët e interesuar.
SMART HILLS LIQENI: Iniciativa që po sjell Real Estate Crowdfunding në Shqipëri
SMART HILLS LIQENI, është një koncept revolucionar që ofron mundësinë e rrallë të përfshirjes së gjithëkujt, nga individë të thjeshtë deri te ata më me përvojë. Ky është Crowd Funding i parë i këtij lloji për sektorin e ndërtimit në Shqipëri.
Një lagje luksoze mbi Liqenin e Farkës
SMART HILLS LIQENI do të ngrihet me një pamje mbresëlënëse dhe të gjitha vilat preken nga dielli gjithë kohën. Drejtuesi i këtij projekti, Dr. Rrezart Lahi në një intervistë për Business Magazine shprehet se fillimisht do të ngrihen 24 vila, me potencialin për të arritur deri në 75 vila rezidenciale. Secila prej tyre është projektuar për të ofruar komoditet maksimal duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit të menaxhimit nëpërmjet përdorimit të inteligjencës artificiale.
“Vilat mund të jepen me qira apo të shiten në fund të projektit duke maksimalizuar fitimin për investitorët e grupit. Disa nga investitoret mund të marrin vetë vilat në menaxhimin e tyre nëse vlera e investimit të tyre është në kuotën e kostos së vilave” – shpjegon Lahi.
Bëhu pronar duke filluar nga 35,000 euro!
Dr. Rrezart Lahi thotë se: “Koncepti është i thjeshtë dhe efektiv: duke filluar nga 35,000 euro e lart, investimi juaj konvertohet në 1,000 euro/metër 2 dhe ju bëheni bashkëpronar i projektit në çdo fazë të tij. Sa më shumë të investoni aq më shumë hapësirë i takojnë investitorit dhe për aq metra katror do të jetë pronar i hipotekuar në çdo hap të procesit i cili zgjat më pak se 3 vite. Tashmë nuk janë blerës, por investitorë të cilët përfitojnë pronësi në tokë, projektin e arkitekturës, leje ndërtimi dhe gjithçka realizohet nga ekspertët e sektorit.”
Të investosh në tokë dhe Real Estate është gjithnjë e sigurtë dhe me kthimin të lartë të investimit
Edhe pse çdo investitor, futet në projekt si zhvillues me 1000 euro/m2, sot aktualisht vlera e shitjes është 2700 euro. Kjo zonë ka pritshmëri rritjejejr në 3 vitet e ardhshme duke qenë se shumë blerës ndërkombëtarë, por edhe nga Shqipëria po blejnë në këtë zonë. Ky projekt është një shans i artë për ata që ëndërrojnë të investojnë në pasuri reale, por pa kompleksitetin e sektorit tradicional.
Pse të zgjidhni SMART HILLS?
Ky projekt i projektuar nga studio ndërkombëtare, ofron një ndërtim me stil minimalist, i menaxhuar në mënyrë strategjike nga një ekip me mbi 25 vite eksperiencë. Me forcimin e konceptit të investimeve të përbashkëta, ju keni shansin të ndjeni fuqinë e grupit, përfitimet e sigurisë kolektive dhe më e rëndësishmja, kthimin e lartë të investimit tuaj.
Deri më 30 janar 2025 ju mund të bëheni pjesë e raundit të dytë të investimeve, i cili do prezantohet ne Hilton Tirana në orën 18.00. Secili mund te behet pjesë e revolucionit në ndërtim! Investimet minimale fillojnë nga 35.000 deri në maksimalisht 350.000 Euro.
Projekte të ardhshme nga SmartVest.AL.
Në Shqipëri Crowd Funding – të drejtuara nga SmartVest.AL, përveç projektit SMART HILLS LIQENI, po përgatit për investitorët edhe SMART WAREHOUSES – magazina industriale me qera, SMART CAMPUS – Kampuse universitare me qera si dhe SMART HEALTH CENTER – Qendra Spitalore me qera. Rritja e vlerës së pronës që në tokë e deri në ndërtim dhe më pas tek marrja e përmuajshme e qerasë pritet të shndërrohet ndër trendet më rëndësishme të këtyre dekadave.
Për të mësuar më shumë mbi këtë projekt ose për të marrë pjesë në fazën e dytë të investimeve, vizitoni www.smartvest.al
Shënim: Në nuk japim këshilla për investime. Çdo person duhet të ndërrmarrë investimet ne kujdesin e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.