Ja si duken kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Ja si duken kartëmonedhat e reja 100 dhe 200 euro


Prezantohet dizajni i ri i kartëmonedhave 100€ dhe 200 €, para se të hyjnë në qarkullim në muajin Maj të vitit të ardhshëm.

Të dyja kartëmonedhat kanë veçori të reja sigurie që i bëjnë ato të më të vështira për t’u falsifikuar.

Ato janë më të vogla se versionet aktuale, për t’u përshtatur më mirë me portofolët e njerëzve, thotë Banka Qendrore Europiane. Gjithashtu përmasat e reja e bëjnë më të lehtë përdorimin e tyre në makineri.

Kartëmonedhat mbajnë portretin e Europës, figurës mitologjike Greke. Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE Yves Mersch tha se më shumë se një milion makineri prodhuese duhet të përshtaten përpara se kartëmonedhat e reja të dalin në qarkullim më 28 maj në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët.

Kartëmonedhat e reja evropiane paraqesin një hartë të përditësuar të Europës në anën e pasme, duke përfshirë ishujt e Maltës dhe Qipros, të dy vendet që janë bashkuar me Bashkimin Evropian që nga fillimi i qarkullimit të serisë së parë të kartëmonedhave euro në vitin 2002.

Për më shumë ndiqni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=G-vq7zieAU4

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0