Ja se si vidhet një Mercedes Benz pa "zhurmë" dhe pa çelës

Ja se si vidhet një Mercedes Benz pa “zhurmë” dhe pa çelës


Shpesh herë, të gjithëve na shkon nëpër mend se gjërat ishin më mirë teksa ishin më të thjeshta.

Çelës tërësisht metalik, zhurmë karakteristike teksa dyer mbyllen, timon i thjeshtë dhe i pa komplikuar. Këto janë disa prej cilësive dalluese të makinave para viteve ’90.

Teksa vitet kaluan makinat u bënë akoma edhe më shumë “të komplikuara”. Të gjitha në emër të sigurisë dhe të komfortit të drejtuesit të mjetit.

Një nga teknologjitë tashmë jo më të reja është edhe Smart key access. Kjo teknologji u prezantua për herë të parë në vitin 1995 nga Siemens. Makina e parë, e cila e “përqafoi” atë ishte Mercedes Benz S Class i vitit 1998. Kjo teknologji u patentua nga Daimler-Benz në Maj të vitit 1997.

Lexoni: Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Smart key access bën të mundur që hapja e dyerve dhe ndezja e makinës të bëhet vetëm duke mbajtur pultin/çelësin e makinës në xhep. Makina e njeh automatikisht atë në një distancë të caktuar. Dyert hapen pa patur nevojën e shtypjes së ndonjë butoni, përveç atij të ndodhur në pjesën e brendshme të dorezës së derës. Gjithashtu motorri i makinës ndizet nëpërmjet shtypjes së një butoni pranë timonit ose pranë konsolit të mesit të makinës.

Pikërisht nga kjo teknologji kanë përfituar disa hajdutë profesionistë dhe të sofistikuar. Njëri prej tyre mban në dorë një aparaturë, e cila bën të mund marrjen e sinjalit nga pulti i makinës. Aparatura ndodhet mjaftueshëm pranë makinës për të bërë të mundur aksesimin e saj.

Kjo është historia fatkeqe e një pronari të një Mercedes Benz E Class (ndoshta? skuadra e dizajnit të Mercedes ka qenë shumë përtace me C dhe E Class).

Kjo lloj vjedhje ka njohur rritje jo vetëm në Britaninë e Madhe, por edhe në vende të tjera.

https://youtu.be/RKCmm4pOziM

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0