Ja se si t’i ndihmoni punonjësit tuaj, që janë prindër dhe punojnë nga shtëpia

Ja se si t’i ndihmoni punonjësit tuaj, që janë prindër dhe punojnë nga shtëpia

ndihmoni punonjësit

Gjatë kësaj periudhe, miliona prindër po përballen me një problem. Ata janë duke punuar nga shtëpia nën masat e distancimit social, por edhe fëmijët e tyre, të cilët normalisht do të ishin në shkollë, janë gjithashtu në shtëpi. Puna në kompjuter, duke pasur fëmijët e mërzitur pranë, bëhet thuajse e pamundur.

 Çfarë mund të bëni për t’i ndihmuar punonjësit në këtë situatë?

Në një event online të kohëve të fundit në GeekWire, tre themelues dhe CEO në fushën e teknologjisë në Seattle, ndanë këshillat e tyre më të mira për mbështetjen ndaj punonjësve, që punojnë nga shtëpia dhe kujdesen për fëmijët e tyre në të njëjtën kohë. Më poshtë mund të lexoni këshillat e tyre.

Ristrukturoni takimet tuaja

Elena Donio, CEO e ofruesit të shërbimeve ligjore Axiom dhe partnere  në firmën VC Operator Collective, thotë se pandemia aktuale ka bërë që punëdhënësit të zhvillojnë biseda me punonjësit, për jetën familjare të tyre, të cilat duhet t’i kishin diskutuar prej kohësh.

“Ne jemi duke bërë ndryshime reale në stilin tonë të punës dhe dinamikën e punës,” shpjegon ajo. “Unë po pyes ekipet dhe menaxherët: “A keni nevojë të ndryshoni orarin tuaj dhe të zhvendosni takimet e ekipeve shumë herët ose shumë vonë gjatë ditës, për t’i dhënë stafit më shumë kohë, për t’u marrë me kujdesin e fëmijëve ose shkollimin e tyre në shtëpi?”

Lexoni: 10 rregulla suksesi nga bankieri i Wall Street

“Përveç ndryshimeve të orarit, fëmijët e punonjësve gjithashtu duhet të jenë të mirëpritur nëpër takime”, thotë Samir Bodas, bashkëthemelues dhe CEO i Icertis, një platformë e menaxhimit të kontratave me bazë cloud. “Ne kemi shumë fëmijë, që marrin pjesë në mbledhje dhe dëgjojnë diskutimet tona. Ne kemi pasur një takim ku një punonjës kishte vajzën e tij 3-vjeçare në prehër dhe në gjysmën e takimit, atë e zuri gjumi. Ishte një moment shumë prekës”.

Dyfishoni kujdesin ndaj punonjësve, që janë prindër

“Nuk ka shkollë, nuk ka kampe ​​dhe ti nuk dëshiron që gjyshja dhe gjyshi të kujdesen për fëmijët për arsye të dukshme,” thotë Rich Barton, bashkëthemelues dhe CEO i Zillow, i cili ishte gjithashtu bashkë-themelues i Glassdoor dhe themelues të Expedia. “Ky është një problem i tmerrshëm.”

Duke pasur parasysh këto rrethana, Barton thotë se Zillow po bën gjithçka mundet për të ndihmuar punonjësit, që punojnë në shtëpi me fëmijë. “Ne po ofrojmë kujdes rezervë për fëmijët”, thotë ai.

“Kompania është duke u treguar shumë fleksibël në lidhje me orarin e punës, angazhimet, madje edhe me humbjen e produktivitetit. “Kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë, padyshim,” thotë ai. “Por në këtë kohë të çuditshme, kur ka ende shumë pikëpyetje … ne kemi investuar shumë në këta punonjës, që janë prindër. Ky nuk është momenti i duhur për të hequr dorë prej tyre – është koha për të vazhduar investimin tonë”.

Pyesni punonjësit se si mund t’i ndihmoni

“Supozimet që kemi bërë në lidhje me gjërat, që ishin të vlefshme dhe të nevojshme, ndoshta nuk do të vlejnë më,” thotë Bodas. “Ne po mbledhim shumë ide duke pyetur: “Na trego çfarë të nevojitet”. ” Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë, që kanë stafe ndërkombëtare, shpjegon ai. “Nuk ka aspak sens që unë të ulem këtu në Amerikë dhe të kuptoj se çfarë i duhet një punonjësi në Gjermani ose Indi.

Lexoni: Hapat që mund të ndërmerrni për t’u përgatitur për tregun e punës pas koronavirusit

Kështu që ne jemi duke bashkëpunuar dhe do të ristrukturojmë aktivitetin tonë rreth kujdesit të fëmijëve dhe punës nga shtëpia, në mënyrë që të përshtatemi më shumë me këtë mënyrë të re të punës dhe me këtë botë të re”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0