Hapat që mund të ndërmerrni për t’u përgatitur për tregun e punës pas koronavirusit - Business Magazine Albania

Hapat që mund të ndërmerrni për t’u përgatitur për tregun e punës pas koronavirusit

Pavarësisht nëse ndikimi ekonomik i koronavirusit shkaktoi që ju të kalonit në skemën e asistencës shtetërore apo ju reduktoi të ardhurat tuaja financiare, me shumë mundësi ju jeni duke menduar për masat që ju duhet të ndërmerrni për t’u përgatitur për tregun e punës pas periudhës së koronavirusit. Pavarësisht pandemisë globale dhe recensionit ekonomik, është gjithmonë një ide e mirë të krijoni qëndrueshmëri në karrierën tuaj, me qëllim mbrojtjen e vetes tuaj në momentin e përballjes me probleme në tregun e punës. Prandaj, më poshtë po ju tregojmë disa mënyra që ju mund të përdorni për t’u përgatitur për tregun e punës pas periudhës së koronavirusit.

Krijoni paketën e aftësive tuaja. 

Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme të vazhdoni të ndërtoni paketën e aftësive tuaja. E vetmja konstante në vendet tona të punës është ndryshimi, dhe profesionistët që angazhohen të përditësojnë aftësitë e tyre do të jën më të aftë për t’u adaptuar në tregun e punës pas periudhës së koronavirusit. Pavarësisht industrisë ku ju punoni apo pozicionit tuaj të punës, gjithmonë ka aftësi të reja për t’u mësuar nga ana juaj. Ju duhet të kryeni një vlerësim të aftësive tuaja, duke përfshirë aftësitë teknike dhe aftësitë e tjera të komunikimit dhe të organizimit, me qëllim përcaktimin aftësive të cilat janë më të vlefshme për industritë apo vendet e punës për të cilat ju jeni të interesuar për të zhvilluar karrierën tuaj.

Pas vlerësimit dhe përcaktimit të mangësive tuaja, ju duhet të krijoni një plan pune konkret për masat që do të ndërmerrni për të plotësuar mangësitë tuaj dhe për të forcuar akoma tej pikat tuaja të forta.  Gjithashtu, në internet ekziston shumë burime me çmim të ulët apo falas, të cilat ofrojnë mundësi edukimi dhe trajnimi online, të tilla si Udemy, Khan Academy, Coursera, Google Code Academy.

Krijimi i një network (rrjeti)

Një gjë që mbetet e rëndësishme në tregun e punës pas periudhës së koronavirusit është madhësia e rrjetit tuaj profesional. Nëse jetoni në një vënd që akoma është në karantinë, një mundësi e mirë është përditësimi i profilit tuaj në LinkedIn, me qëllim krijimin e një marke personale që të reflektojë rrjetin profesional e të cilit dëshironi të jeni pjesë.  Shfrytëzoni takimet virtuale dhe mjetet e ndryshme ndërlidhës  në mënyrë që të ndërtoni rrjetin tuaj edhe gjatë periudhës së distancimit social. Krjimi i një network (rrjeti) gjithashtu mund t’ju ndihmojë të krijoni komunikime me profesionistë në industri të tjera, nëse jeni të interesuar të eksploroni industri të tjera ose për ndryshim karriere. Është shumë më e lehtë të gjesh punë nga network (rrjeti) juaj sesa të kalosh nëpër një proces tradicional aplikimi / intervistimi.

Përqafoni punën e përkohshme

A e dini se shumica e fuqisë punëtore të Google përbëhet nga punonjës të përkohshëm apo nga kontraktues të pavarur? Një parashikim për tregun e punës pas koronavirusit është që në vend që të kërkojnë punonjës me kohë të plotë, bizneset do të vazhdojnë të mbështeten tek punonjësit e përkohshëm – konsulentë, kontraktues të pavarur, punonjës sipas kërkesës, profesionistë te pavarur dhe më shumë – të cilët pranojnë të punojnë përkohësisht. A jeni të përgatitur për ekonominë e punës së përkohshme? A  jeni gati për tu përshtatur me këtë realitet të ri? Kompanitë do të kërkojnë më shumë fleksibilitet nga forca e tyre punëtore. Si rezultat, profesionistët duhet të kenë një qasje ndaj karrierës së tyre duke përdorur një mentalitet prej sipërmarrësi. Për të qenë të suksesshëm në punën e përkohshme  ku ju do të kaloni nga një kompani ose projekti tek një tjetër, ju duhet të kuptoni kapitalin tuaj intelektual dhe mënyrën për rritur këtë kapital, të rrisni vlerën tuaj dhe të ndërtoni reputacionin tuaj, dhe bëheni gati për të reklamuar veten tuaj dhe të gjeni mundësi të reja. Ndërsa ekonomia e  punës së përkohshme po përqafohet gjithnjë e më shumë nga kompani të të gjitha madhësive dhe industrive, profesionistët do të duhet të mësojnë bazat e drejtimit të një biznesi të vogël nëse dëshirojnë të kenë sukses sepse si një punonjës i përkohshëm, ata do të jenë sipërmarrës.

Përmirësoni prezencën tuaj online

Përveç përditësimit të profilit tuaj në Linkedin, tani është gjithashtu një kohë e mirë për të përmirësuar prezencën tuaj në internet. Kjo përfshin aktivitete të tilla si krijimin e faqes tuaj të internetit. Edhe nëse nuk keni një biznes tuajin, mund të reklamoni veten si profesionist me faqen tuaj të internetit dhe të përdorni teknikat e optimizmit të motorëve të kërkimit për të ndihmuar punëdhënësit ose klientët e mundshëm për t’ju gjetur dhe për t’ju kontaktuar. Një pjesë tjetër e këtyre aktiviteteve duhet të përfshijë pastrimin e çdo fotografie ose përmbajtje  që nuk janë në përputhje me markën profesionale që dëshironi të transmetoni. Gjithashtu, gjeni komunitete në internet që ju interesojnë dhe bëhuni një pjesëmarrës aktiv në këto komunitete. Nëse bëhet në mënyrë korrekte, , ky aktivitet mund të krijojë network (rrjetin) tuaj dhe të konfirmojë identitetin tuaj si një udhëheqës mendimi.

Përditësoni CV tuaj

Të gjithë duhet të kenë një CV të përditësuar edhe nëse nuk janë duke kërkuar në mënyrë aktive një ndryshim karriere. Përditësimi i CV me arritjet tuaja, mundëson që CV juaj të reflektojë kualifikimet tuaja aktuale. Gjithashtu, ju do të jeni të përgatitur për çdo mundësi që mund t’ju shfaqet. Është e rëndësishme që ju të vini në dukje aftësitë tuaja kryesore dhe të cilat i mundësojnë punëdhënësve të mundshëm të kuptojnë cilësitë tuaja që ju bëjnë të veçantë dhe çfarë ju i ofroni këtyre punëdhënësve. Është gjithmonë e rëndësishme të saktësoni qartë arritjet tuaja me rezultatet përkatëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0