Ja se si të gjeni punën e duhur sipas Mark Cuban - Business Magazine Albania

Ja se si të gjeni punën e duhur sipas Mark Cuban

Ja se si të gjeni punën e duhur sipas Mark Cuban

Mark Cuban, sipërmarrësi me një pasuri prej 9.2 miliardë dollarësh, ka një këshillë të drejtpërdrejtë për këdo që kërkon punë: nëse keni aftësi në Inteligjencën Artificiale, aplikoni në kompani të vogla ose të mesme, jo në korporata të mëdha.

Cuban, 67 vjeç, tha se në një kompani të madhe aftësitë tuaja për të përdorur AI humbin në sfond, sepse departamentet e mëdha të IT-së kanë tashmë specialistë të trajnuar mirë. Përkundrazi, bizneset e vogla zakonisht “nuk kanë atë thellësi”, mungesë burimesh, mungesë ekspertize teknike dhe mungesë fleksibiliteti për të zhvilluar projekte të reja. Pikërisht këtu hyjnë të rinjtë me aftësi në AI.

Kompanitë e vogla drejtohen zakonisht me frymë sipërmarrëse dhe nuk kanë mundësi të mbajnë njerëz vetëm për kërkime. Punësimi i një të diplomuari të ri për projekte të AI-së është i leverdisshëm për ta dhe u jep rezultate të menjëhershme. Sipas Cuban-it, puna në një biznes të vogël apo të mesëm u jep talenteve të reja mundësi të krijojnë impakt të vërtetë dhe të ndërtojnë karrierën, njësoj si brezi i parë i punonjësve që sollën internetin në kompanitë amerikane. Ashtu si në ditët e para të internetit, kompanitë punësonin të rinj që e kuptonin teknologjinë dhe mund ta zbatonin menjëherë. Edhe sot, bizneset e vogla duhet të konkurrojnë ndryshe.

Lexo edhe:Shqipëria, destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës

Edhe korporatat e mëdha po kërkojnë gjithnjë e më shumë talente të reja. Databricks, kompania e analizës së të dhënave me 8,000 të punësuar, po rekruton trefish më shumë të diplomuar se një vit më parë, pikërisht për aftësitë e tyre në IA. Sipas CEO-s Ali Ghodsi, disa punonjës të rinj që krijojnë impakt të madh me AI po paguhen deri në 1 milion dollarë në vit. Cuban ua ka bërë të qartë edhe fëmijëve të tij, Alexis, 22 vjeç; Alyssa, 19; dhe Jake, 15, që IA është çelësi i mbijetesës.

U them fëmijëve të mi, ashtu si çdo të riu: do të ketë dy lloje kompanish, ato që janë të mira në AI dhe ato që dikur ishin në biznes.

Ai i këshillon të mësojnë sa më shumë rreth AI-së, sidomos si të zbatohet në punë.

Ndërkohë, shumica e kompanive ende nuk kanë parë rezultate konkrete nga investimet në Inteligjencën Artificiale. Sipas një raporti të Institutit të Teknologjisë të Massachusettsit (MIT) më herët këtë vit, 95% e bizneseve nuk kanë gjeneruar ende kthim të matshëm nga investimet në IA.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0