Ja se si duket "homepage" i iPhone-it të CEO-s së Microsoft

Ja se si duket “homepage” i iPhone-it të CEO-s së Microsoft


Satya Nadella, CEO i Microsoft na lejon të hedhim një sy se ç’ka në ekranin e iPhonit të tij. Ai përdor iPhone, pavarësisht se ngul këmbë se ky “iPhone Pro”, ashtu siç e quan ai, nuk është telefoni i tij i përditshëm.

Nadella-ekrani i telefonit-homepage-businessmag

Duke bërë shaka me “iPhone Pro” për shkak se të gjithë aplikacionet e Microsoftit i mban në backgroundin e telefonit të tij, Nadella gjatë një konference me tematikë “Microsoft Future Decoded” na lë që të “përvidhemi” brenda aplikacioneve që përdor më shpesh.

Normalisht askush nuk mund ta akuzojë Nadellën se “nuk merr vesh” nga markat duke përdorur Bing Outlook dhe OneNote që zënë tre nga vendet kryesore dhe shumë ikona të tjera që përbënin vërtet një “sfilatë” të aplikacioneve të Microsoft.

Ai është gjithashtu një fans i Snap Attack, një prej lojërave të Microsoft Studio. Ose është thjesht një truk për të hequr mendjen nga pasioni i tmerrshëm i Satyas për Despicable Me: Minion Rush.

Nadella insistoi se Microsoft Lumia, të cilin ia shfaqi audiencës më pas, është telefoni i tij “i vërtetë”, ai që e përdor dhe ne nuk kemi për të dyshuar rreth fjalës së tij, por ose dikush ka “hequr” shumë për ta bërë produktin e Apple të dukej në atë mënyrë gjatë konferencës, ose vërtet Nadella po bën ekzaktësisht atë që duhet të bëjë dhe po provon produktin e konkurrentëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0