Ja pse të gjithë janë të fiksuar pas aplikacionit FaceApp, sipas psikologëve - Business Magazine Albania

Ja pse të gjithë janë të fiksuar pas aplikacionit FaceApp, sipas psikologëve


Nëse ndonjëherë keni dashur të zbuloni se si do të dukeni pas 40 vjetësh, tashmë me aplikacionin më të përfolur të momentit FaceApp, mund ta bëni pa problem.

FaceApp është një aplikacion i redaktimit të fotove me anë të inteligjencës artificiale, i cili mund të bëjë që ju të dukeni si një person i moshuar, një fëmijë, ose madje mund të shkëmbeni gjininë tuaj (por kini kujdes, aplikacioni rus duket se mbledh të dhënat tuaja, duke i mbajtur fotot tuaja për reklama dhe qëllime të tjera).

Lexoni: Gjithçka që duhet të dini për aplikacionin që ju bën të dukeni më të vjetër

Pavarësisht se është publikuar në vitin 2017, aplikacioni po fiton një vëmendje kryesore në mediat sociale, me të famshmit si Gordon Ramsay, Drake dhe Jonas Brothers që postojnë fotografi të vetes si persona të moshuar. Mund të duket si një kalim kohe argëtues, por aplikacioni mund të ketë efekte të mundshme psikologjike, të mira dhe të këqija.

Për të mësuar rreth këtyre efekteve, Business Insider foli me William Chopik, psikolog i personalitetit social dhe profesor në Universitetin Shtetëror të Michigan, i cili tha se filtri mund të jetë i mirë për t’u njohur me pleqërinë, por, si media të tjera sociale, mund të apelojë deri në pasiguritë e përdoruesve.

“Njerëzit janë të tërhequr natyrshëm të dinë më shumë për veten e tyre,” tha Chopik për Business Insider. “Jeta është me të vërtetë e pasigurtë, kështu që çdo lloj feedback-u që na ndihmon të parashikojmë se si është e ardhmja është i dobishëm.”

Përkundër faktit se filtri i bën përdoruesit të duken të vjetër, ai mund të ketë efektin e kundërt duke i bërë ata të argëtohen me idenë e plakjes. “Pra, në një farë mënyre, psikologjikisht, mund të jetë një lloj demonstrimi ironik,” tha Chopik, i cili imagjinon se çfarë mund të thotë një përdorues: “‘Njerëzit e moshuar ekzistojnë dhe të gjithë do të plakemi një ditë, por kjo po streson rininë tonë”.

Filtri i pleqërisë mund të përjetësojë idenë se të qenit i moshuar është i padëshirueshëm, tha Chopik, por mund të ketë efekte pozitive gjithashtu. “Nga ana tjetër, ndihmon në normalizimin e faktit që të gjithë plaken.”

Disa studime thonë se njerëzit ndihen më të rinj sesa janë në të vërtetë, sipas Alan Castel, profesor i psikologjisë në UCLA dhe autor i “Better With Age”. “Për sa i përket moshës subjektive të dikujt (si ndihen në të vërtetë të moshuarit), pas moshës 40 njerëzit kanë tendencë të ndihen më të rinj (ndonjëherë 20% më të rinj) sesa mosha e tyre reale,” tha Castel për Business Insider. “Ndihemi më të rinj nga sa jemi në të vërtetë dhe shpesh nuk mendojmë se si do të plakemi kur jemi më të rinj.”

Por, pavarësisht se si ndihen përdoruesit për plakjen, Chopik ka shpresë se vitet e tyre të arta do të jenë më të mira nga sa ata i imagjinojnë. “FaceApp në mënyrë specifike u tregon njerëzve se si do të duken kur janë më të vjetër,” tha ai. “Nuk u tregon atyre se si do të ndihen për veten e tyre dhe njerëzit e tjerë. Hulumtimi rezulton në faktin se të gjitha këto mendime do të përmirësohen.”

Lexoni: FaceApp u përgjigjet polemikave për privatësinë

Histori nga përdorimi i FaceApp: “Doja një panoramë më të qartë të vetes, kështu që provova FaceApp (në të vërtetë një mik e ngarkoi foton time kundër vullnetit tim) dhe rezultati ishte i frikshëm:

Fytyra ime 23-vjeçare u mbush plot me rrudha. Niveli i detajeve e bëri imazhin pothuajse bindës, madje edhe për mua. Unë papritmas kisha flokë më të bardhë, një fytyrë më të kuqe, buzët dhe vetullat më të holla, veshët e varur dhe rrudha me bollëk. Shoku im madje më tha që dukesha si një shtrigë. Duke gjykuar nga fytyra ime, do të pajtohesha me mendimin e tij.

Mua nuk më pëlqeu aspak ta shikoja fytyrën se si do të dukesha kur të plakesha. Dukej si një parodi e frikshme e vetvetes dhe ishte sinqerisht demoralizuese. Më mirë do të prisja për plakjen, sesa ta zbuloja nga FaceApp.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0