Ja pse kurrë nuk duhet të ndaleni së mësuari - Business Magazine Albania

Ja pse kurrë nuk duhet të ndaleni së mësuari


Nga Timothy Sykes, kontribues VIP në revistën Entrepreneur

Ka shumë mënyra për t’u bërë të suksesshëm si një sipërmarrës, por pa marrë parasysh se çfarë rruge zgjidhni, është me rëndësi jetike që gjithmonë të vazhdoni të mësoni. Për të qëndruar aktivë dhe të motivuar, është e rëndësishme të bëjmë një angazhim të përjetshëm në edukim dhe rritje.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju duhet të ktheheni në shkollë, por duhet të vazhdoni të mësoni nga të tjerët, nëpërmjet formave të ndryshme të mediave dhe botës rreth jush. Më poshtë janë disa nga arsyet kryesore pse.

  1. Të vazhdoni të gjeneroni ide të reja

Çfarë mund t’a frymëzojë idenë tuaj të ardhshme? Është e vështirë të thuhet, por një ide e madhe natyrisht që nuk do të vijë duke qëndruar ulur para televizorit apo duke luajtur video lojëra. Nëse vërtet doni të ftoni frymëzim në jetën tuaj, angazhohuni për të mësuar diçka të re çdo ditë duke lexuar libra, duke dëgjuar podkaste, duke qëndruar të përditësuar me lajmet ose duke ndjekur burime që mund t’ju ekspozojnë ndaj ideve dhe koncepteve të reja. Me kalimin e kohës, do të filloni të grumbulloni një bibliotekë mendore të informacionit që do t’ju ndihmojë të vazhdoni të jeni krijues.

  1. Për të ruajtur pasionin tuaj

Secili nganjëherë ndihet se puna e tyre është bërë e përditshme dhe të mësuarit është çelësi për të mbajtur pasionin të gjallë përgjatë një kohe të gjatë. Pra vazhdoni, fiksohuni me industrinë tuaj. Lexoni libra nga liderët e mëdhenj, ndiqni podkastet në fushën tuaj dhe ndiqni personazhet kryesore në mediat sociale.

  1. Për të bërë biseda më të mira

Doni të bëheni njerëz më interesantë? Nëse po, interesohuni. Jo vetëm në njerëzit me të cilët ju flisni, por edhe në ide e tema të ndryshme. Sa më shumë që të mësoni, aq më shumë gjëra do të jeni në gjendje t’i diskutoni me njerëz të tjerë. Kur jeni të interesuar rreth fushave të ndryshme, ju jeni në gjendje të lidheni më thellë me një shumëllojshmëri më të gjerë njerëzish, gjë që mund të rezultojë në mundësi dhe bashkëpunime që mund ta zhvillojnë karrierën tuaj.

  1. Për të larguar mërzinë

Kur ju nuk gjeni kohë për të mësuar, është e lehtë të bëheni dembelë ose të mërzitur. Kush e dëshiron këtë? Unë jo. Magjepsja me një temë të veçantë mund të jetë tërheqëse dhe emocionuese.

  1. Për një balancë më të mirë të punës dhe jetës

A jeni duke kaluar nëpër kohë të vështira? Mësimi mund t’ju ndihmojë. Kur bëni një pushim nga puna e zellshme për të mësuar diçka të re është si një pushim për trurin tuaj nga jeta e planifikuar. Kjo mund t’ju ndihmojë t’i braktisni zakonet e këqija. Dhe pastaj kur të ktheheni në punë, do të punoni me një perspektivë më të mirë dhe një ndjenjë të ripërtërirë të energjisë që mund t’ju ndihmojë të jeni më efektiv.

  1. Për shëndetin tuaj

A e dini se të mësuarit e vazhdueshëm mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë? Përfitimet janë të panumërta dhe më të ndryshme se sa mund të mendoni. Për shembull? (Aftësi të tilla si të mësuarit e një instrumenti mund të ndihmojë në përmirësimin e kujtesës.) Pra, duke pasur parasysh përfitimet jo vetëm për karrierën tuaj por edhe për mirëqenien tuaj të përgjithshme, mos prisni: mësoni diçka të re çdo ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0