Ja pse duhet të pretendosh se sot është dita e fundit e jetës - Business Magazine Albania

Ja pse duhet të pretendosh se sot është dita e fundit e jetës


Nga Ryan Holiday.

Si do të dukej bota sikur të gjithë të jetonin sikur të ishte dita e tyre e fundit në tokë? Kaos. Me të vërtetë do të ishte mjaft e tmerrshme. Kush do ta respektonte ligjin? Kush do të kujdesej për dikë, apo por veten e tyre? Çfarë do të ndodhte?

Nuk ishte ai lloj makthi që filozofët e përfytyronin kur i nxitnin nxënësit e tyre të meditonin për vdekshmërinë e tyre. Memento mori – praktika e lashtë për ta mbajtur vdekjen në mendje – nuk ishte projektuar për të nxitur anarkinë. Sigurisht që as nuk ishte një mundësi për të braktisur rendin ose për të braktisur njerëzit.

Në vend të kësaj, Memento mori do të duhej t’i bënte gjërat më të qarta, më të thjeshta dhe të rregullta.

Një shembull mund të jetë një ushtar që po transferohet diku larg nga shtëpia e tij. Duke mos e ditur nëse do të kthehen apo jo, çfarë bëjnë ata?

Ata i bëjnë punët me radhë. Ata u tregojnë familjes së tyre se i duan. Ata nuk kanë kohë për grindje apo çështje të parëndësishme. Në mëngjes ata gati të largohen – me shpresën se do të kthehen përsëri, por janë edhe të përgatitur për mundësinë që mund mund të mos kthehen më.

Bud Day, pilot luftarak i Forcave Ajrore dhe fitues i medaljes së nderit, i cili kaloi mbi 5 vjet në shoqërim me një stoik të quajtur James Stockdale, mori lajmin se do të transferohet me detyrë në Vietnam. Ai fillimisht vizitoi varrin e të atit. Në më pak se një javë, ai gjeti një shtëpi të re për gruan e tij, një shkollë për djalin e tij të vogël, i dërgoi ata për shopping, ku për herë të parë përdori kartën e kreditit të familjes. Ai futi në çantë lejen e martesës, çertifikatën e lindjes, dokumentet e sigurimit, numrat e llogarive bankare dhe u përgatit për vdekjen. Ai dhe gruaja e tij u ulën dhe biseduan për gjithçka që mund të ndodhte ndërsa ai ishte larg edhe për mundësinë e vdekjes së tij. Dhe nëse kjo ndodh, pyeti ajo? Këtu, kishte vetëm një mundësi – që familja e Bud-it të lutej për të.

Por ne të tjerët? A jetojmë në një mënyrë kaq të rregullt dhe të përgatitur? Natyrisht që jo.

Ne thjesht i marrim gjërat ashtu siç na vijnë. Ne jemi si personazhi në filmin The Long Goodbye të Raymond Chandler: “Kryesisht, unë thjesht e vras ​​kohën”, thotë ai, “dhe e vras me shumë vështirësi.”

Çfarë bëjmë ne kur thjesht mundohemi ta vrasim kohën? Kalojmë vite të tëra në zyrë, duke shikuar filma palidhje, duke lexuar libra të parëndësishëm që mezi i mbajmë në mend apo nuk lexojmë fare. Udhëtojmë gjithnjë në vendet e njëjta. Ne merremi me një mori obligimesh të pakuptimta, sepse nuk kemi prioritete të rëndësishme që na ndihmojnë t’u themi JO gjërave të parëndësishme. Ne jemi të tillë sepse mendojmë se do të jetojmë përgjithmonë, sepse vdekja është diçka kaq e pakëndshme për ne saqë as nuk duam të mendojmë për të.

“Ju mund të vdisni tani, në këtë moment. Lëreni këtë fakt ta përcaktojë atë që bëni dhe thoni”, shkruan perandori dhe filozofi i madh romak Marcus Aurelius. Unë kam filluar ta mbaj një monedhë me vete me këtë thënie si mbishkrim dhe sa herë që e shikoj, e pyes veten:

Nëse sot do të ishte dita ime e fundit para se të më dërgonin në front, çfarë do të bëja? Si do të jetoja unë? Do të bëja një listë dhe do të mendoja për këto gjëra. Do të kaloja më shumë kohë me familjen time. Nuk do të lejoja që njerëzit e tjerë të më imponohen mua për asnjë arsye. Do të ndjehesha pak i frikësuar, por do ta dija se nuk do të kisha zgjedhje tjetër dhe kështu do të vazhdoja gjithsesi.

Por, të kemi parasysh, mos e jetoni çdo ditë me mendimin se bota do të mbarojë (se do të ndodhë kiameti). Kjo do të ishte një fatkeqësi për ju. Por, jetojeni jetën pa qenë të sigurt nëse koha juaj ka përfunduar apo jo.

Mblidheni veten. Merruni me atë çfarë është e rëndësishme. Kujdesuni për të tjerët. Kënaquni. Jetoni në paqe.

Memento Mori.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0