Ja kush janë kodet e fshehta në mediat sociale, kuptimi i tmerrshëm pas tyre - Business Magazine Albania

Ja kush janë kodet e fshehta në mediat sociale, kuptimi i tmerrshëm pas tyre

Mjaft të rinj po përdorin kode të fshehta në mediat sociale për të treguar luftën e tyre me depresionin. Kështu shprehja “sot kisha makarona për darkë”, nuk do të thotë se dikush po flet për vaktin e tij, por është një thirrje për ndihmë. Një tjetër fjali shumë e përdorur për të njëjtin qëllim sidomos mes përdoruesve të TikTok, është “më mbaroi shampoja dhe balsami në të njëjtën kohë”.

Disa përdorues të platformave sociale mendojnë se këto fjalë janë marrë nga poema e Hannah Dains – “Mos e vrit veten sot”-, e cila shpjegon përse një person që po lufton me depresionin duhet të zgjedhë. Praktikisht, këto shprehje që dërgohen si thirrje për ndihmë, janë mënyra e zgjedhur nga personat në fjalë që dikush t`i ndihmojë për të rënë në vorbullën e dëshpërimit deri në atë pikë sa të mendojnë vetëvrasjen.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, vetëvrasjet po kthehen në arsyen e dytë madhore të vdekjeve mes gjeneratave të reja. Shifrat tregojnë se niveli i vetëvrasjeve mes njerëzve të moshave nga 10 deri në 24 vjeç, është rritur me 56% ne harkun e viteve 2007- 2017. Nga ajo kohë, numri është rritur me 7% çdo vit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0