Ja ndryshime në paga, taksa e tarifa që nisin nga muaji i ardhshëm - Business Magazine Albania

Ja ndryshime në paga, taksa e tarifa që nisin nga muaji i ardhshëm


Buxheti i miratuar i vitit të ardhëm është buxheti më i madh ndër vite me vlerë 5 miliardë dollarë. Ministri Financave Arben Ahmetaj e ka cilësuar atë si buxhetin e rritjes ekonomike dhe uljes së borxhit.

Ja disa fakte që theksoi ministri në një konferencë për shtyp, menjëherë pas miratimit të buxhetit.

Buxheti i paraprin rritjes ekonomike 4%. Është buxheti i rritjes së pagave, mbështetjes sociale dhe investimeve publike.

Megjithëse ulim borxhin, investimet publike i mbajmë në nivelin 5% të PBB-së.
Rritje pagash për mbi 65 mijë të punësuar në sektorin publik.

  1. Shëndetësi – rritje 7-10% për mjekët dhe infermeirët.
  2. Arsimi – rritje 17 % për mësuesit
  3. Mbrotja shkon në kategori të ndryshme deri në 19 % dhe prek ushtarakë.
  4. Policia e burgjeve 7 %
  5. Diplomatët 20 %.

Bonusi i bebeve, mbi 30 mijë familje përfitojnë nga fondi 2 miliardë lekë.

Paketa sociale 2019. 20,5 miliardë lekë për pagesën e papunësisë dhe mbi 500 milionë për ndihmën ekonomike.

Paketa fiskale 2019

Përjashtohen nga TVSH imputet bujqësore. Hiqet TVSH e shërbimeve veterinare.

TVSH 6% në 3 vitet e para për autobuzët elektrikë dhe 10% në vitet në vazhdim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0