Ja cili është trendi i fundit i biznesit që po lulëzon në Berat - Business Magazine Albania

Ja cili është trendi i fundit i biznesit që po lulëzon në Berat


Një portë e rëndë prej druri, me dy kanata, tipike beratase të fton drejt bujtinës “Kodikët”. Dy katëshja me shkallë prej druri, dy dhoma të mëdha dhe dy të vogla, një guzhinë dhe një oborr me lule, është përshtatur me sqimë në një bujtinë. Vasilika Gogu e bleu shtëpinë rreth 400 vjeçare, pasi u kthye nga Greqia ku si emigrante punoi në biznesin e turizmit për 18 vjet. Ajo e bleu banesën në vitin 2011 dhe iu deshën gjashtë muaj punë restauruese dhe gati po kaq kohë pune mobilimi që bujtina të ishte gati,  për të pritur vizitorët. “Kodikët” është vetëm një prej bujtinave që po lulëzojnë në lagjet e vjetra të Beratit, kryesisht investim i emigrantëve të kthyer pas një pune në turizëm apo të ngjashme nga Greqia e Italia.

Në lagjen tjetër në “Goricë”, Lorenc Pushi ka trashëguar prej familjes së tij një banesë muzeale të kategorisë së parë me vlera historike, të cilën pasi u kthye nga emigracioni në Itali e ka përshtatur në një shtëpi pritëse që mban emrin e tij. Të njëjtën gjë ka bërë në lagjen e moçme “Kala” Koço Plaku, i cili u kthye nga Greqia sëbashku me bashkëshorten Vjollca dhe vajzën Kristina ofron gatimet tradicionale në restorantin që mban emrin “Onufri”.

Sipas të dhënave nga Zyra e Turizmit pranë Bashkisë janë 26 hotele dhe bujtina në qytetin e Beratit, ndër të cilët 13 ndodhen në tre lagjet muzeale, aty ku  vizitorët kanë se çfarë të shohin, shijojnë, prekin, ndiejnë, për t’i marr të gjitha me vete në vendet e tyre. Tradita e bujtinave nuk është shumë e vjetër në Berat, por pronarët e tyre thonë se iniciativa është duke funksionuar, ndërsa qyteti shfrytëzon për këtë lagjet e tij të vjetra.

Përballë njëra-tjetrës “Mangalemi” dhe “Gorica”  lagjet me banesa qindra vjeçare janë një destinacion turistik kulturor shumë i kërkuar, sëbashku me lagjen “Kala”, ato përbëjnë tërheqjen kryesore të Beratit. Ndryshe nga bregdeti qyteti që mbrohet nga UNESCO e filloi sezonin më shumë se një muaj më parë edhe pse Berati për vetë specifikën e tij ofron turizëm për gjatë gjithë vitit. Bujtinat sidoqoftë e përqëndrojnë aktivitetin përgjatë muajëve prill- tetor, për shkak të shtimit të numrit të vizitorëve të huaj në vend.

Ndryshe nga hotelet normale bujtinat u ofrojnë vizitorëve një pritje më familjare dhe shumë më afër traditës. Ato janë të mobiluara thjeshtë dhe ofrojnë gatime tradicionale. Kështu Vasilika i tërheq vizitorët duke ofruar shërbimin e mëngjesit falas në guzhinën e përbashkët të bujtinës gati-gati familjare. E veçanta e mëngjesit që ofron Vasilika është se gjithçka përgatitet prej saj. Ajo thotë se nuk e ka llogaritur asnjëherë koston, ndërsa tregon se idenë për bujtinën e mori gjatë kohës që ishte në Greqi. “Pesë vitet e fundit të punës time i kam kaluar në San Torini, në Greqi dhe aty më lindi mendimi që të kthehesha në Berat për të investuar në fushën e turizmit. Nuk u mendova gjatë, por bleva shtëpinë nga një çift pleqësh dhe menjëherë fillova nga puna për ta kthyer në një bujtinë, që sot e konsideroj si oazin tim”, thotë Vasilika Gogu për BIRN. Ajo më pas punësoi Xhorxhi Fanin, një emër i njohur në fushën e restaurimit dhe aredimit në Berat, i njohur për përqëndrimin në detaje. “Është shumë e rëndësishme që t’i bësh të ndihen si në shtëpinë e tyre, pasi ky është çelësi i suksesit pasi vizitorët rikthehen vetëm nëse kanë kaluar mirë dhe janë ndiher po aq mirë”, thotë ajo. Bujtina e saj që në vitin 2013 kur është bërë pjesë e guidave të turizimit dhe është vizituar nga ambasadorë, politikanë, artistë të të gjitha fushave.

Ndërkohë banesa e Lorenc Pushit gjendet shumë pranë hyrjes së rrugicës së parë të lagjes Goricë, por ai i ka shtuar asaj dhe një hyrje të dytë në pjesën e pasme të banesës që ndodhet gati në mes të lagjes. E lartë, me dy kate, shtëpia e Lorencit në pjesën e poshtme ngjason me një muze të vërtetë, ndërkohë që historia që mbart për pronarin dhe bujtësin e vizitorëve është pjesë e suksesit në fushën e turizmit. Lorenci e ka nisur punën e tij në ish turizmin e Beratit, ku ka punuar  për tetët vite si kamarier, për të vijuar me punë të ndryshme në fushën e turizmit në Greqi, e Itali ku ka jetuar më pas fal ndryshimit të sistemit.  Vitet e gjata me eksperience pune në vende të konsoliduara në fushën e turizmit bën që katër vite më parë Lorenci të kthehet përfundimisht në qytetin e tij, për të investuar në banesë dhe shndërruar atë në një shtëpi pritëse. “Qyteti i Beratit është vetë histori e gjallë, shtëpia ime pritëse sot, dikur ka qënë banesa e Margarita Tutulani,  mbesa e Dhimitër Tutulani, politikan shqiptar dhe një prej firmëtarëve të Deklaratës së Pavarsisë së Shqipërisë, vajza e Miltiadh Tutulani, që shërbeu si Ministër Finance në vitin 1930.  Mjaftojnë këto dëshmi për tu folur vizitorëve dhe kjo është vetëm një pjesë e suksesit tim në fushën e turizimit”, thotë Lorenci për BIRN.

Në banesën pritëse janë në shërbim të vizitorëve një dhomë  e madhe që përdoret për grupe deri në pesë persona dhe një dhomë e vogël që mund të përdoret për një çift ose për fëmijë.  Lorenci me njohje tepër të gjera në fushën e turizmit ka arritur tashmë të kuptoj mirë se çfarë kërkon secili vizitorë që shkel në shtëpinë e tij. Lorenci ofron për vizitorët jo vetëm mjediset e shtëpisë, por dhe guidën për vlerat e saj.

Në Kala Koço Plaku e nisi biznesin e tij në që në vitin 1992 kur bashkëshortja trashëgoi nga sistemi një dyqan të vogël në të cilin punonte, të cilin sot e kanë zgjeruar duke e shndërruar në një restorant që i shërbejnë vizitorëve me 12 tavolina. Biznesi i familjes vazhdoi deri në vitin 1996 vit në të cilin familjarët u larguan drejt Greqisë për tu rikthyer në vitin 2005 dhe vazhduar atje ku e kishin lënë aktivitetin.

“Pas kthimit nga Greqia kemi investuar për zgjerimin e restorantit dhe kemi vazhduar punën duke ju shërbyer klientëve gjithçka që gatuaj vetë, por duke ruajtur traditën”, thotë Vjollca për BIRN. “Unë shërbej rreth 80 gatime tradicionale në çdo sezon, duke mos hequr dorë nga tradita dhe kjo e bënë të veçantë restorantin tonë”, thotë zonja.

Ajo beson te gatimet tradicionale ndërsa perimet e stinës që nga qepët, spinaqi, sallatën, domatet, specat, kanë filluar t’i prodhojnë në oborrin e shtëpisë që të jenë sa më të shijshme.

“Fërgesa, speca me oriz furre, patëllxhan furre, byrek të ndryshëm, bamje furre, etj janë pjesë e menusë për këtë sezon”, thotë Vjollca e cila pregatit japrakët që i pëlqejnë shumë klientëve në këtë periudhë. Restoranti i vogël, dy katësh ndodhet në rrugën kryesore të lagjes simbolike dhe çdo ditë gjatë periudhës prill-tetor është i pronotuar nga agjensitë e udhëtimit për shërbimin e drekave dhe darkave.

burimi: reporter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0