Ja cili është startup-i që siguroi 1 miliard dollarë nëpërmjet energjisë elektrike - Business Magazine Albania

Ja cili është startup-i që siguroi 1 miliard dollarë nëpërmjet energjisë elektrike


Startup-i indian ReNew Power ka arritur më shumë se 1 miliard dollarë në fonde vetëm këtë vit në biznesin e saj të energjisë së rinovueshme të erës dhe diellit.

Duke përfshirë hidroenergjinë, India ka një kapacitet të energjisë të ripërtërishme prej 118 GW, i pesti më i lartë në botë. Qeveria dëshiron që të arrijë 500 GW deri në vitin 2030. ReNew është prodhuesi më i madh i pavarur i energjisë së ripërtërishme në vend, duke gjeneruar rreth 5 GW.

Lexoni: Dr. Lorenc Gordani: Tregu i energjisë kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm

Ajo ka më shumë se 100 panele të energjisë të erës dhe diellore, duke gjeneruar rreth 1% të të gjithë energjisë elektrike të Indisë. Ajo gjithashtu ka një biznes për panele diellorë që operon në rreth 20 shtete.

India tani prodhon panelet e energjisë diellore më të lirë në botë, sipas një sondazhi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme. Gjysma e 10 parqeve diellore më të mëdha në botë në ndërtim e sipër janë në Indi, sipas një raporti të botuar vitin e kaluar. Kjo shpjegon dhe arsyen pse startup-e të tilla si ReNew operojnë lehtshëm dhe me fitim shumë të madh në Indi.

/Energji.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0