Oukitel C5 Pro vjen me kornizë tërësisht nga metali, prandaj cilësohet si smartphone i pathyeshëm.
Smartphone i pathyeshëm vjen me ekran 5-inç HD me xhamin mbrojtës Asahi Glass ose Corning Glass, ende nuk është e qartë me cilin, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, si dhe me 2 Gb RAM memorie.
Oukitel C5 Pro ka fortësinë prej 9H dhe presionin prej 800 MPa dhe për ta vërtetuar se ky është vërtetë një smartphone i pathyeshëm, kompania ka bërë një video, të cilën mund ta shikoni më poshtë.
Smartphone-i i pathyeshëm C5 Pro pritet të fillojë të shitet nga java e ardhshme me çmim prej 69.99 dollarë, që do të thotë se është tepër i lirë për një smartphone të tillë me dy SIM kartela.
burimi: lajmifundit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto