Ja cilët janë mentorët e sfidës IDEA

Ja cilët janë mentorët e sfidës IDEA


Mentorët e “Sfidës IDEA” po fillojnë të mbështesin të përzgjedhurit e fazës së tretë.  Ata është parashikuar të mentorojnë dhe mbështesin finalistët gjatë fundjavave të “Meet the Mentor”. Kjo sfidë do të mentorohet nga 16 mentorë të fushave të ndryshme. Më poshtë gjeni të listuar emrat e tyre, fushat në të cilat ata janë ekspertë, si dhe motoja me të cilën ata po nxisin konkurentët
Amir Esmaeilakhtar – pedagog në Universitetin “Marin Barleti”. Ai është ekspert në fushën e mentorimit në start-up, marketing dixhital, E-Comeree dhe E-Learning. Motoja e tij frymëzuese është “Suksesi matet nga ndikimi tek njerëzit”.

Arben Memo – Pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Është ekspert trajnimesh, auditimesh për sistemet e menaxhimit dhe ekspert konsulence. Motoja e tij është “Fokus dhe standarde”.
Qamile Gishti – Drejtore Ekzekutive në Agjencinë Rajonale të Zhvillimit Berat. Ajo është sipërmarrëse, trajniere dhe konsulente biznesi. Motoja që ka zgjedhur për tek IDEA është “Zgjidh çdo ditë sfidën tënde”.
Eni Xheko – Menaxhere e Përgjithshme e Hotel “Xheko Imperial”. Ajo është eksperte në fushën e menaxhimit të biznesit, marketimit dhe hoteleri -turizmit. Motoja e saj është “Mos ëndërro, por mendo për biznesin”.
Dhurata Thanasi – Administratore e “Luga e Argjendtë”. Eksperte në fushën e buqësisë dhe ushqimit.  Motoja e saj është “Ndiq ëndrrën”
Armida Alikaj – Partnere në Menaxhim në “Social Development Investment”. Eksperte në Zhvillim rrjetesh ICT dhe bankë si dhe në monitorim dhe vlerësim në MSME. Motoja e saj: “ Bëj një gjë, por bëje mirë”.
Aneida Bajraktari – Balkans Capital/ SUGT.  Eksperte  në konsulencë financë, në zhvillim biznesi dhe në strategjinë e rritjes së biznesit. Motoja e saj është “Dija është fuqi”.
Eron Cuni – Menaxher dhe CTO i Almotech shpk. Është ekspert në Mbile UX dhe SeniorAndriod/ Software Developer. Motoja frymzuese e tij është “Mos u mërzit për dështimet, mjafton të jesh një herë i suksesshëm”.
Genta Ahmeti – është CEO e “Artisanal- Life on Boat”. Ajo është eksperte në fushën e zhvillimit të një start-up, planbiznesi dhe në aftësitë e prezantimit. Motoja e saj është “Jeta është anije, ti zgjedh: kapiten ose marinar”.
Gramos Osmani – Menaxher Ndërhyrjesh tek Risi Albania. Është ekspert në fushën e menaxhmimit strategjik të biznesit, analizave financiare dhe tregut dhe në fushën e marketingut ndërkombëtar. Ai mendon se: “Limiti është imagjinata jote”.
Granit Gjana – është sipërmarrës dhe pedagog. Ai është ekspert në fushën e marketimit dixhital, menaxhimit të sistemeve të informacionit dhe në fushën e IT-së. Motoja e Granitit është “Nëse nuk vijnë mundësite, krijoji”.
Jonilda Filipi – Drejtoreshë e Çështjeve të Korporatës ALBtelecom. Është eksperte në marrëdheniet me publikun si dhe në fushën komunikimit në rrjetet sociale. Sipas saj “Nëse ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje”.
Kejda Musa –  Menaxhere Marketingu e Musa Olive Oil. Është ekpserte në fushën e menaxhimit, marketimit, turizmit, agroturizmit dhe në kërkim tregu. Motoja e saj është “Çfarëdo që të mendosh, mendoje pa kufij”.
Pezana Rexha – Arkitekte, Drejtoreshë Ekzekutive e Pana Storytelling Furniture.  Është eksperte në fushën e lidershipit, ngritjes së sipërmarrjeve dhe storyteling. Sipas saj “Çdo grua e suksesshme mbart me vete një histori”.
Rezart Prifti – pedagog, ai është ekspert në fushën e menaxhimit, inovacionit, zhvillimit të biznesit dhe produktit. “Ec përpara, vrapo shpejt”, kjo është motoja e tij.
Vjoldi Danaj– Drejtor i Depatramentit të Kërkim-Zhvillimit dhe Inovacionit në AGNA Group. Është ekspert në fushën e inovacionit, sipërmarrjes dhe në strategji ekonomike. Motoja e tij është “Sukesi është fryt i pasionit dhe imagjinatës”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0