Ja cilat janë tiparet e personave të domosdoshëm për t’i patur pjesë të stafit

Ja cilat janë tiparet e personave të domosdoshëm për t’i patur pjesë të stafit


Kur personat brenda stafit tuaj lëvizin shpesh është paksa e vështirë që të krijoni besim. Kjo në një farë mënyre do të ndikojë edhe në besueshmërinë që ju duhet të krijoni tek personat e tjerë që do të punësoni. Të njohësh tiparet e punëdhënësit  është një mënyrë efektive dhe e mençur për t’u rritur profesionalisht. Por nëse ju gëzoni tre veçoritë e mëposhtme, atëherë ju jeni punonjësi që shefi juj nuk duhet të humbasë:

Jepni maksimunim dhe përdorni taktika që gjenerojnë shumë para
Njerëzit që kryejnë punë, ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e të ardhurave. Nëse mund të përcaktoni sasinë e parave që keni shtuar në vijën fundore të punëdhënësit tuaj dhe e dini se është më shumë se ajo e kolegëve tuaj, atëherë ju e keni vënë veten në një pozitë të mirë. Pjesë e një stafi të mirë duhet të jetë një person që e çon punën përpara. Ky njeri me këto cilësi të mira, gjithmonë do të rrethohet nga njerëz ziliqarë dhe që do t’a urrejnë. Persona të tillë të aftë i duhen çdo kompanie sepse kompania nuk mund të përballojë humbjen e të ardhurave të saj dhe marrëdhëniet me klientëtPersona të tillë i bëjnë mirë kompanisë si nga rritja e emrit edhe nga rritja financiare.

Bëni punët që shefi juaj urren t’i bëjë
Marrja e disa gjërave nën menaxhim është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur sigurinë në punë. Shumë gjëra janë për t’u bërë. Kështu që për mbarëvajtjen e kompanisë do të jeni të detyruar të bëni edhe punë që nuk i pëlqeni apo i urreni. Ja një shembull i këtij rasti. Një menaxher i burimeve njerëzore, do të duhej të largonte nga puna njërin nga punonjësit e tij. Por, dilema ishte e madhe për faktin se secili prej tyre kishte cilësi të veçanta, njëri ishte rekrutues dhe super i talentuar. Kishte aftësi shumë të mira për përthithjen e kandidatëve të duhur për kompaninë. Personi tjetër ishte një grua, e cila ishte më pak e aftë, megjithëse bëri shumë mirë punën që menaxheri urrente t’a bënte. Kush mendoni se e mbajti vendin e punës? Nuk ishte rekrutuesi ylli i rrokut.

Lexo: 4 mënyra për të kuptuar se përse po largohen punonjësit tuaj

Ju mundësoni punësimin e më pak personave nga se punësojnë të tjerët
Kur kushtet e tregut të punës të kthehen në rënie, gjëja e parë që bëjnë punëdhënësit është se presin të ulin shpenzimet. Lista e pagave vlerëson çdo punonjës në bazë të kontributeve që ka dhënë. Kur menaxherit i kërkohet të listojë performancën e punonjësve nga më e mira deri tek më e keqja është disi e vështirë. Sipas studimeve të tij (menaxherit), rezultoi se personat që qëndronin më poshtë në listë kishin një rrogë më të mirë se performuesit më të mirë. Pra, nëse nuk jeni një mason dhe nuk bëni punët që kërkon shefi, ju nuk mund të qëndroni. Njerëzit me vlerësim më të ulët të  performancës bëhen pengesë dhe “ndotës”. Në ana tjetër, nëse renditeni më lartë dhe paguheni më pak, ju jeni një portier.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0