Ja cilat janë disa aktivitete në natyrë që do e bëjnë verën tuaj të paharrueshme - Business Magazine Albania

Ja cilat janë disa aktivitete në natyrë që do e bëjnë verën tuaj të paharrueshme

Rritja e temperaturave, zgjatja e ditës, fundjavat e kaluar mes miqve, aktivitetet në natyrë, janë të gjithë emëruesi i përbashkët i një vere të paharruar. Koha e kaluar me njerëzit e dashur, është e paçmuar, por shpesh e gjejmë veten duke përsëritur të njëjtat aktivitete. E nëse prej kohësh keni dëshirë të provoni gjëra të reja, atëherë keni klikuar artikullin e duhur. Më poshtë do të listojmë disa nga aktivitetet më zbavitëse, që do ju dhurojnë shumë të qeshura dhe kujtime të paharrueshme.

  1. Hiking

Eksploroni shtigjet e natyrës mes maleve ose parqeve të vendit tonë. Hiking është një mënyrë fantastike për të qëndruar aktiv dhe për të shijuar pamjet mahnitëse.

  1. Çiklizëm

Nëse nuk e mbani mend herën e fundit që i keni dhënë biçikletës mos u shqetësoni. Askush nuk e harron të pedalojë nëse ka mësuar një herë. Merrni biçikletën tuaj për një xhiro në një rrugë piktoreske ose eksploroni zona të reja. Çiklizmi nuk është vetëm një stërvitje e shkëlqyer, por edhe një mënyrë e shkëlqyer për të zbuluar vende të reja.

Nëse ecja në natyrë ose çiklizmi është një nga aktivitetet tuaja të preferuara me Galaxy Watch5 Pro ju mund të ecni pa pasur nevojë të memorizoni rrugën e kthimit pasi veçoria Track Back ju rikthen në pikën e nisjes. Qëndrimi në rrugën e duhur është i thjeshtë falë navigimit të udhëzuar me zë ose dridhje. Gjithashtu, orat e serisë Galaxy Watch 5 ju ndihmojnë të monitoroni parametrat shëndetësore që përfshijnë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, përqindjen e yndyrnave në trup, si dhe të masni lehtësisht rezultatet e aktiviteteve: numëroni hapat, kontrolloni kaloritë, kontrolloni rrahjet e zemrës pas një stërvitje intensive dhe merni rekomandime të personalizuara për konsumin e ujit bazuar në djersën e harxhuar.

  1. Volejboll në plazh

Mblidhuni mes miqve dhe luani një lojë volejbolli në plazh. Është një mënyrë fantastike për të qëndruar aktiv dhe për të nxjerrë në pah shpirtin e fitmitarit. Ia vlen për një post në Instagram me kupën e improvizuar.

  1. Kamping

Kaloni një ose dy netë në natyrë të hapur. Kampingu ju lejon të shkëputeni nga bota e zhurmshme dhe stresuese e qytetit, të shijoni aktivitetet e thjeshta si numërimi i jeve, pjekja e patateve në zjarr e lojrat midis miqve.

  1. Pikniqe

Përgatitni një drekë ose ushqime të shijshme, merrni një batanije dhe shkoni në një park lokal ose plazh për një piknik me miqtë ose familjen.

  1. Aktiviteti i fundit që ju sugjerojmë është krijimi i fotove dhe videove

Përpos gamës së gjerë të aktiviteteve në natyrë, vera ofron më shumë mundësi edhe për të qenë krijues dhe për të praktikuar teknika të reja të realizimit të fotove dhe videove. E pse mos ta zhvilloni më shumë pasionin për fotografinë me ndihmën e smartphone-t tuaj?

Me gjeneratën e katërt të pajisjeve të palosshme Samsung ju do të bëni fotot dhe videot më mahnitëse, falë sistemit të përmirësuar kamerave. Galaxy Z Fold4 vjen me një lente të gjerë të përmirësuar 50 MP, lente zmadhimi 30x dhe Super Night Solution për të realizuar foto dhe video të qarta edhe gjatë natës. Fotot gjatë natës do të shndrrijnë gjithashtu falë pikselëve më të mëdhenj dhe sensorit 23% më të ndritshëm. Mund të përdorni hartën e zmadhimit më të madh brenda Capture View për të parë qartë se çfarë po shkrepni në ekranin e madh, ose mund të bëni selfie me rezolucion të lartë me kamerën kryesore duke përdorur Rear Cam Selfie.

Për më tepër, me Samsung Galaxy Z Fold4 kryerja e shumë detyrave njëkohësisht është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe kur janë duke kryer aktivitete të ndryshme në natyrë. Shiriti Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Përvoja e ‘multitasking’ është edhe më e plotë falë SPen, duke mundësuar vizatimin dhe mbajtjen e shënimeve në Galaxy Z Fold4.

Për më shumë informacion rreth pajisjeve të Samsung, vizitoni linkun.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0