Ja cilat janë 10 trendet teknologjike, të cilat duhet t’i njihni në 2017 - Business Magazine Albania

Ja cilat janë 10 trendet teknologjike, të cilat duhet t’i njihni në 2017


Realiteti virtual, makinat e lidhura në rrjet, Amazon Alexa, Karikimi me wireless i iPhone? Të gjitha këto do të bëjnë bujë në 2017. Pyetja që shtrohet është: A do të jeni ju gati për këto?

Më poshtë renditen 10 trendet teknologjike, për të cilat duhet të jeni në dijeni dhe t’i njihni:

  1. Wireless 5G

Të gjithë janë të fokusuar në 5G këtë vit. Me e shpejtë, më e besueshme dhe me një sinjal wireless shumë herë më të mirë do i bëjë smartphone-at dhe tabletat edhe më të vlefshëm. Shpejtësia më e lartë se sa 1 Gbps (ose dhe deri në 10 Gbps) mund të ndryshojë mënyrën sesi video konferencat do të punojnë në celular.

  1. Realiteti Virtual

Realiteti virtual goditi disa “gunga” vitin e kaluar, sidomos kur Oculus Rift nuk u përshtat me kontrollorët dhe tani është subjekt i një padie. Megjithatë, PlayStation VR Sony debutoi me vonesë vitin e kaluar dhe lojërat janë të pazgjidhura, setup-i është i lehtë dhe mund të punojë edhe po nuk pate një PC të cilësisë së lartë. Lojrat sa vinë e përmirësohen.

  1. Realiteti i Zmadhuar

Së bashku me VR, “kushëriri” i tij më i afërt gjithashtu do ketë kulmin këtë vit. Realiteti i shtuar është një mbulesë dixhitale e botës reale dhe ka qenë aktive për vite. Megjithatë, kompani si Acer, Lenovo dhe veçanërisht Microsoft do të lançojnë kufjet e realitetit të zmadhuar gjatë 2017 për të ndihmuar me trajnimet, shitjet dhe më shumë.

  1. Skanimi 3D

Jam ende duke pritur që printimi 3D të bëhet i aksesueshëm edhe për masën, por skanimi 3D tashmë është. Në CES 2017, pashë një demo ku u skanua një këpucë në hapësirë 3D. Kushdo mund ta bëjë këtë dhe rezultatet – një imazh i plotë i dhënë në 3D – punonte në mënyrë të përkryer.

  1. Chatbots

Në gjysmën e vitit 2016, chatbots-ët që mund të trajtonin planet tuaja të udhëtimit ose t’iu tregonin motin u bënë të prekshme. Këtë vit, ato do të bëhen akoma më të zgjuara, ndoshta do iu tregojnë se si t’i shpenzoni paratë me mençuri apo të monitoroni shëndetin tuaj, kur jeni duke mbajtur dietë.

  1. IA

Inteligjenca Artificiale do të bëhet shumë më bindëse këtë vit. Parashikimi im është se pothuajse çdo aplikacion që ne përdorim, madje dhe Word e Photoshop, do të duhet të ketë një formë të IA-së. Në fakt, kjo nuk është një parashikim – ata tashmë po e bëjnë).

  1. Makinat e lidhura në rrjet

Nuk është e qartë nëse makinat plotësisht autonome do të debutojnë në 2017. Megjithatë, ka ende çështje për të zgjidhur me rregullat e shtetit dhe miratimet e sigurisë. Por makinat e lidhura me njëra-tjetrën dhe dritat e rrugës? Audi tashmë e demonstroi se si do të funksionojnë.

  1. IA në shtëpi

Po shoh gjithashtu një trend drejt shtëpive smart teknologjike. Aplikacionet na kanë lejuar të ndezim dritat normalisht apo të bllokojmë dyert, por IA shkon më tej, në sjelljen tonë të përditshme dhe ofrohet të kujdeset për këto aktivitete për ne.

  1. Telefonat shkojnë wireless

Ky parashikim është gjithashtu një gjë e lehtë. Rastet nga kompanitë si Mophie tashmë na lejojnë të vendosim iPhone në një bllok për ta karikuar pa kabllo. Shumë telefona Samsung dhe Google karikohen në këtë mënyrë. Në vitin 2017, po pres që Apple do të zbulojë një formë tjetër për të karikuar në mënyrë wireless.

  1. Alexa rritet

Amazon Alexa tashmë është përhapur – ju mund të bllokoni makinën tuaj me zë, të keni një asistent për të lexuar një libër dhe madje t’i kërkoni të mbyllë derën tuaj të garazhit. Në vitin 2017, Alexa do të shfaqet kudo në Gadgets, por edhe në banka, dyqane ushqimore lokale dhe makinën tuaj.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0