Ja cila është makina më e çmuar e para Luftës së Dytë Botërore - Business Magazine Albania

Ja cila është makina më e çmuar e para Luftës së Dytë Botërore


Makina më me vlerë dhe më e kërkuar, që i përket epokës së para Luftës së Dytë Botërore, mund të bëhet makina e dytë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë.

Bëhet fjalë për një Bugatti Type 57SC Sport Tourer dhe vlera fillestare llogaritet tek 13 milionë dollarë.

Aktualisht ajo përshkruhet si “automobili më i mirë dhe më i kërkuar nga koleksionistët, përsa i përket makinave të para Luftës së Dytë Botërore.

Sipas ekspertëve, ajo është një mjet që kombinon volumin dhe stilin, luksoze me një motorr garash të përshtatur për rrugë.

Kjo makinë e rrallë, e cila është ende një bishe në rrugë sipas koleksionistëve, është porositur në vitin 1937 nga George Rand, agjenti i shtëpisë prodhuese Bugatti në New York dhe përbëhet nga një turp prej katër sediljesh Sports Tourer, të prodhuar nga Vanden Plas.

Pas kalimit në një sërë pronarësh shumë të kujdeshëm, ajo sot është pjesë e grupit Bugatti. Shtëpia e famshme e ankandeve “Bonhams” e përshkruan mjetin si “në gjendje impersionuese mekanike, stukturale dhe nga ana e paraqitjes së jashtme.”

burimi: gazetablic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0