Ky format moderohet nga Bora Zemani dhe stilisti i mirënjohur Ardi Asllani është mentor i stilistëve të rinj. Përballë jurisë të përbërë nga artistja Jonida Maliqi, stilisti Joni Peci, Bora Zemani dhe një i ftuar special në çdo natë, 10 konkurrentët do të prezantojnë krijimet e tyre të realizuara nën ndikimin e rregullave të forta me temë,buxhet dhe kohë të paracaktuar.
Lexo: Produksionet shqiptare që duhet të ndjekësh në YouTube
Në javën e 9-të do të zgjidhen 3 finalistë, të cilët në spektaklin e fundit , (java e 10-të) që do të jetë një nga eventet më të rëndësishëm të modës shqiptare, do të paraqesin 3 koleksione me nga 10 krijime secili. Fituesi i ADC do të fitojë një atelie të kompletuar për të filluar rrugëtimin e tij në biznesin e modës, një udhëtim në javën e modës në Milano, ku do të ketë mundësine të vizitojë nga afër dhe markën Nenette, si dhe do të fitojë kopertinën e revistës “Living” me një nga krijimet e tij. ADC Show do të transmetohet premierë çdo të premte në orën 21.00 në Living HD.

Gjatë 5 ditëve të para të javës, çdo pasdite në 18.30 do transmetohet emisioni “Ne Atelie”, një përmbledhje e ngjarjeve të çdo dite gjatë proceseve të punës krijuese të stilistëve në atelie. Çdo pasdite publiku ka mundësi të njihet nga afër me stilistet, karakterin, talentin dhe vështirësitë e tyre gjatë realizimit të çdo sfide. Jo vetem Prêt à Porter por edhe Haute Couture do të sfilojë në pasarelen e ADC. Për herë të parë në vendin tonë, në një pasarele mode do të sfilojë talenti, guximi, imagjinata dhe këndveshtrimi më i ri i modës shqiptare. Ky format do të transmetohet edhe në kanalet Tring International dhe Tring Shqip.
https://www.youtube.com/watch?v=_obTiYuc9i0
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto