Ja çfarë të shkruani në shënimin falenderues, pas një interviste pune

Ja çfarë të shkruani në shënimin falenderues, pas një interviste pune


Para se të bëni një intervistë pune, ju gjithmonë bëni përgatitje dhe hulumtime. Ju keni theksuar aftësitë tuaja, keni treguar entuziazëm dhe keni bërë pyetje inteligjente. Tani është koha për hapin e rradhës, dërgimi i një falenderimi.

“Falenderimet janë të nevojshme për të gjitha intervistat”, – tha Mary Abbajay, presidente e Grupit Careerstone. Fakti që po nisni një letër falenderimi, as nuk do t’ju punësojë ju, as nuk do t’ju lëndojë”. Shënimet falenderuese tregojnë mirënjohje. “Në fund të ditës, ne jemi njerëz. Gjysma e betejës në vendin e punës, zbret në marrëdhëniet ndërpersonale. Kjo sinjalizon se ju kujdeseni edhe për marrëdhëniet dhe jo vetëm për një pagë. Kjo ju jep ju më shumë vlerë”, – tha Jena Viviano, një trajnere karriere.

Letër apo elektronike?
Një shënim falenderimi me e-mail, është krejtësisht i pranueshëm, mundësisht të dërgohet brenda 24 orëve pas intervistës. Vendimi se ju u pranuat në punë, mund të vijë shpejt, prnadaj sigurohuni që shënimi juaj të shkojë tek marrësi në kohë. Nëse vërtet doni të bëni një përshtypje, dërgoni një    e-mail dhe përcilleni këtë mesazh edhe me një letër të shkruar. “Por këtu duhet të bëni kujdes, përmbajtja e mesazhit të nisur me e-mail, duhet të ndyshojë nga shënimi i letrës së shkruar”, – tha Elaine Swann, themeluesja e The Swann School of Protocol.

Kush e merr falenderimin?
Procesi i intervistimit shpesh nënkupton takimin me njerëz të shumtë dhe të ndryshëm. Kjo do të thotë që ju duhet të synoni të qëndroni në krye të listës së të intervistuarve. Pas çdo interviste ju duhet të kërkoni të shkëmbeni informacion dhe kontatkte me personat në fjalë. Nëse takoheni me disa njerëz individualisht, secili duhet të marrë shënimin e tij të personalizuar. Mos harroni t’i dërgoni një shënim personit që ndihmoi në koordinimin e intervistës, duke e falenderuar për kohën dhe përpjekjet e tij.

Lexo: Si të silleni kur zhvilloni një intervistë pune

Çfarë të thoni
Shënimet e falenderimit nuk duhet të jenë të gjata. Filloni duke treguar mirënjohje dhe falenderim për personin që ju intervistoi. Kjo do të tregojë jo vetëm konsideratë për personin që ju intervistoi, por do të tregojë edhe interesin tuaj për këtë pozicion pune. Kështu do të tregoni se sa jeni të emocionuar për mundësinë që do ju jepet. Përfundimi duhet të përputhet me pritshmëritë tuaja. Mos harroni të vendosni në fund edhe kontaktin tuaj.

Intervista shkoi vërtet keq …
Jo të gjitha intervistat shkojnë mirë. Por pavarësisht kësaj ju duhet të dërgoni një falenderim. Kjo do të ndikojë pozitivisht dhe profesionalisht tek ju. Kjo do të tregojë se ju e vlerësuat mundësinë, që ju është dhe dhënë, pavarësisht rezultatit. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe në rastet kur ju largoheni nga puna, të falenderoni për mundësinë që ju është dhënë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0