IuteCredit Europe emeton 75 milionë Euro obligacione për t'u tregtuar në Bursat e Frankfurtit dhe Talinit - Business Magazine Albania

IuteCredit Europe emeton 75 milionë Euro obligacione për t’u tregtuar në Bursat e Frankfurtit dhe Talinit

IuteCredit Europe
  • Obligacionet e reja të IuteCredit do të tregtohen në Bursat e Frankfurtit dhe Talinit
  • Iute po injekton 75 milionë Euro në ekonomitë e vendeve ku zhvillon aktivitet
  • Më shumë se 2,500 investitorë europianë morën pjesë në emetimin e bonove

Emetimi i suksesshëm i obligacioneve të IuteCredit do të stimulojë ekonominë e Shqipërisë.

Kompania mëmë e IuteCredit Albania, IuteCredit Europe, me qendër në Tallinn, Estoni, ka emetuar me sukses Obligacione të Siguruara, në tregjet ndërkombëtare. Nëpërmjet ofertës publike fillestare IuteCredit ofroi për shitje obligacione me vlerë totale prej 50 milionë Eurosh, por kjo ofertë u tejkalua nga investitorët, të cilët kërkuan të investojnë 75 milionë Euro.

“Ne jemi krenarë për besimin që i është dhënë IuteCredit nga investitorët institucionalë, bizneset dhe individet. Të ardhurat e emetimit do të vazhdojnë të mbështesin Iuten në ndjekjen e misionit tonë, që është krijimi i një përvoje të jashtëzakonshme në fushën e financave personale. Kjo gjithashtu, provon besimin e investitorëve për tregjet ku Iute zhvillon aktivitetin e saj, ” tha Tarmo Sild, Drejtor i Përgjithshëm (CEO) i Grupit IuteCredit.

Ai shtoi se të ardhurat nga emetimi i obligacioneve do të përdoren nga Iute për financimin e rritjes se aktivitetit në tregjet ku ajo vepron, në tregje të reja ku synon të hyjë, si edhe për të rifinancuar borxhin ekzistues. Sipas Sild, me emetimin e obligacioneve aktuale Iute ka hapur një kapitull të ri në historinë e kompanisë.

“Premtimi i Iute për klientët është të ofrojë një përvojë të jashtëzakonshme financiare, duke ofruar shërbimin më të shpejtë dhe më komod. Ende ka shumë klientë që duan dhe kanë nevojë për një shërbim të tillë, ndaj ne duam t’iu shërbejmë atyre, duke rritur njëkohësisht kompaninë tonë ” tha ai.

Lexo: 5 vendime kryesore që duhet të merrni para se të filloni një biznes

Akan Ajdini, Drejtor i Përgjithshëm i IuteCredit Albania komenton:

“Obligacionet e emetuara më parë si dhe obligacionet e reja të sapo emetuara, të cilat do të tregtohen në bursat e Frankfurtit dhe Talinit, përbëjnë pjesën kryesore të fondeve të nevojshme për të vazhduar kredidhënien. Unë jam i lumtur që një pjesë e parave të investitorëve europianë, qofshin këta institucione financiare, kompani ose individë, të cilët kanë blerë obligacionet, do të investohen në Shqipëri, duke stimuluar më tej kredidhënien konsumatore dhe rrjedhimisht ekonominë shqiptare”.

Obligacionet e parashikuara për emetim në tregjet me pakicë u shitën plotësisht, për një shumë totale prej 20 milionë eurosh. Prej tyre, gati 18 milionë euro u financuan nga më shumë se 2,500 investitorë të vegjël në vendet Balltike. Ndërkohë, rreth 75% e vlerës së përgjithshme të emetimit u financua nga më shumë se 30 investitorë institucionalë në të gjithë Europën.

Obligacionet e reja pritet të përfshihen në Tregjet e Rregulluara të Bursës së Frankfurtit dhe Bursës Nasdaq, Talin. Dita e parë e tregtimit në Bursën e Frankfurtit ishte më 6 Tetor 2021, ndërsa në Bursën Nasdaq Talin tregtimi nisi në datë 11 Tetor 2021. Obligacionet e Siguruara me maturim në vitin 2026 u emetuan me një normë interesi prej 11% në vit, të pagueshme çdo gjashtë muaj.

IuteCredit emetoi 75 milionë Euro Obligacione të Sigurta të Korporatave të Siguruara (ISIN: XS2378483494) përmes filialit të saj në pronësi të plotë IuteCredit Finance S.a.r.l.

RRETH IUTECREDIT:

Iute është një kompani udhëheqëse evropiane e financave personale, e themeluar në vitin 2008. Grupi është i specializuar në huatë me këste dhe shërbimet e pagesave të menjëhershme nëpërmjet filialeve të kontrolluara në masën 100%, nëpërmjet kapitalit aksioner dhe fondeve për mbështetjen e huadhënies. IuteCredit u shërben klientëve aktualisht në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bullgari, dhe Bosnjë & Hercegovinë.

Produktet e huasë së IuteCredit janë kredi konsumatore të pasiguruara me maturim nga 1 muaj deri në 48 muaj dhe kredi të siguruara me makina me maturim deri në 72 muaj. Misioni i IuteCredit është të krijojë përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve.

www.iutecredit.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0