iute merr licensë në BE - Business Magazine Albania

iute merr licensë në BE

iute merr licencë në BE

IutePay Bulgaria, pjesë e grupit iute, ka marrë licensën e Institucionit të Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qëndrore Bullgare. Kjo arritje i jep mundësi kompanisë të zgjerojë shërbimet e saj të pagesave në të gjithë Bashkimin Evropian.

CEO i grupit iute, Tarmo Sild, u shpreh se kjo licensë është një hap i rëndësishëm në strategjinë e kompanisë për t’u bërë ofrues ndërkombëtar i shërbimeve të pagesave. “Licensa EMI e nivelit evropian na lejon të operojmë në të gjitha tregjet e BE-së, duke ofruar zgjidhje pagesash të shpejta, të thjeshta dhe të përshtatura për klientët,” tha ai.

Iute ofron shërbime pagesash, kredie dhe ndërmjetësimi për sigurime në vendet e Ballkanit dhe Moldavi. Në Shqipëri, shërbimet e pagesave ofrohen përmes një license të parasë elektronike të marrë në vitin 2022, ndërsa në Moldavi, përveç iute Moldova, shërbime bankare ofrohen edhe përmes Energbank.

CEO i IutePay Bulgaria, Elmaz Ismail, theksoi se kjo licensë sjell mundësi të reja për klientët në Bullgari. “Klientët do të kenë mundësi të hapin llogari pagese që mund të përdoren për depozitime pagash, transferime të menjëhershme, pagesa faturash ose këste kredish,” tha Ismail.

“Synimi ynë është të mbështesim jo vetëm pagesat e përditshme të klientëve bullgarë, por edhe të bëhemi qendra kryesore për të gjitha transaksionet në euro,” shtoi ajo. “Gjithashtu, duam t’u mundësojmë klientëve dhe filialeve të tjera të iute akses në pagesa të menjëhershme në euro, pavarësisht nëse vendet e tyre janë pjesë e infrastrukturës së pagesave të menjëhershme apo jo.”

Lexo edhe:Shqipëria pjesë e SEPA, lajmi fantastik jepet në eventin e Bankës Botërore. Por kush ishte prezent në këtë event?

IutePay Bulgaria planifikon të lançojë shërbime të reja për klientët në vitin 2025, pasi të përfundojnë përgatitjet dhe zhvillimet e nevojshme.

Grupi iute është një kompani fintech e themeluar në Estoni në vitin 2008. Ajo është e specializuar në financat për individë, shërbime pagesash, produkte bankare dhe sigurime. Iute Group shërben klientë në Shqipëri, Bullgari, Moldavi dhe Maqedoninë e Veriut. Portofoli i kredive financohet përmes kapitalit, depozitave dhe obligacioneve të siguruara në tregun e rregulluar të Bursës së Frankfurtit dhe Nasdaq Baltic Main List.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0