ITALIAN DESIGN DAY NË SHQIPËRI. RI-GJENERIMI, DIZAJNI DHE TEKNOLOGJI TË REJA PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME - Business Magazine Albania

ITALIAN DESIGN DAY NË SHQIPËRI. RI-GJENERIMI, DIZAJNI DHE TEKNOLOGJI TË REJA PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME

ITALIAN DESIGN DAY

Italian Trade Agency (ITA) zhvillon Italian Design Day në Shqipëri. Nga data 1 deri në datën 7 qershor, programi i nismave të promovimit të dizajnit novator dhe të qëndrueshëm, “Made in Italy”, nën kujdesin e ICE Agjencia Tiranë, realizohet në kontekstin e një ngjarjeje më të gjerë, “Java e Italisë”, organizuar nën patronazhin dhe koordinimin e Ambasadës së Italisë në Tiranë.

Nisma synon të nxisë dhe të nxjerrë në pah imazhin dhe kulturën Made in Italy në fushën e dizajnit. Italia dhe Shqipëria do të bashkohen në qëllimin e përbashkët për dizajnin dhe për një të ardhme të qëndrueshme falë rrjetit të shpërndarjes, hapësirave ekspozuese / showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si: Abiesse, Albaelettrica, Brunes, Casa Dolce Casa, Coin e Coin Casa, Delta Home, Interni Design, Marvol Casa dell’Architetto, OVS, Sali Eletrik. Qytetarët e Shqipërisë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të dizajnit, të tillë si: mobilimi, artikujt e dekorit, ndriçimi, moda, aksesorët dhe kujdesi i bukurisë.

Lexo: 5 mënyra për të treguar mirënjohje në punë 

Do të zhvillohen, një sërë fushatash promovuese dhe ekspozita pranë 24 pikave të shitjes në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Korçë, Fier dhe Vlorë, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjen dhe shitjen e produkteve italiane; përforcimin e marketingut ndaj konsumatorit dhe lehtësimin e hedhjes në treg të markave dhe produkteve të reja italiane në kanalet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.

Këtu gjeni programin. 

Për më shumë informacion na ndiqni në rrjetet tona sociale

Facebook: https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/  

Twitter: https://twitter.com/itatirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0