“CILËSIA QË NDRIÇON. ENERGJIA E DESIGN-IT PËR PERSONAT DHE MJEDISIN”
L’Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 9 deri në 19 mars 2023, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy me rastin e Italian Design Day në Shqipëri. Në qendër të këtij edicioni është pikërisht cilësia, në kuptimin e aftësisë për të konceptuar dhe krijuar produkte të gjendje të ndërthurin nevojat estetike dhe funksionale, nëpërmjet proçeseve të prodhimit që respektojnë mjedisin dhe shëndetin e personave.
Nisma synon të promovojë dhe nxjerrë në pah imazhin dhe kulturën e Made in Italy në sektorin e design-it. Italia dhe Shqipëria do të bashkohen nga një vëmendje e përbashkët për design-in, për personat dhe mjedisin, falë rrjetit të shpërndarjes, showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si Coin e Coin Casa, Galleria “Casa Dolce Casa”, Interni Design, Marvol Casa dell’Architetto, OVS, Sali Eletrik, Studio Luce by A BI ESSE, Vitapur nga Abita Shpk, ku qytetarët e Shqipërisë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të design-it, të tillë si mobilimi, artikujt e dekorit, ndriçimi, moda, aksesorët dhe kujdesi ndaj së bukurës.
Një sërë fushatash promovuese dhe ekspozitash pranë 13 pikave të shitjes në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjes dhe shitjeve të produkteve italiane; fuqizimin e marketingut ndaj konsumatorit, duke promovuar imazhin dhe kulturën e Made in Italy dhe duke lehtësuar hedhjen në qarkullim të markave dhe produkteve të reja italiane në kanalet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.
Programi: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid09gF7a4Ah1wDt1g5vbJcFCFj4JqBRuyD1kDVe6fHXpnDp3jvD8KaBeRQi9VL1HMYjl&id=100064739678981&mibextid=Nif5oz
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto