Italia rinis fluturimet nga 3 qershori

Italia rinis fluturimet nga 3 qershori

Italia

Më 3 qershor, Italia do të lejojë udhëtimet dhe fluturimet brenda e jashtë vendit, në vazhdën e lehtësimit të masave pas coronavirusit.

Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi një dekret këtë të shtunë, ndërsa më herët gjatë javës, qeveria miratoi një paketë prej 55 miliardë eurosh për të kompensuar ndikimin ekonomik të pandemisë tek familjet dhe bizneset.

Nuk ishte e qartë menjëherë nga dekreti i qeverisë nëse masat ishin të kufizuara për banorët e Bashkimit Evropian, por media italiane raportoi më herët të premten se dekreti do të zbatohej për njerëzit brenda zonës së Shengenit pa viza në BE dhe Evropë.

Lexoni: Italia: familjet do të kenë deri në 500 euro për pushimet verore

Burime qeveritare i thanë të përditshmes La Repubblica dhe agjencisë së lajmeve Adnkronos se nuk do të jetë e detyrueshme që udhëtarët të vetë-karantinohen pas hyrjes në Itali pas 3 qershorit.

Deklarata e qeverisë, megjithatë, nuk përmend se cilat masa shëndetësore dhe sigurie do të zbatohen nga udhëtarët.

Ky vendim përbën një hap madhor në përpjekjet e vendit për të rihapur ekonominë, pas më shumë se dy muajsh karantinë. Italia kishte një prej bilanceve më të tragjike të vdekjeve për shkak të COVID-19, por nivelet e infektimit kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Kujtojmë se Italia ishte vendi i parë në Evropë që vendosi kufizime mbarëkombëtare kur rastet me coronavirus filluan të shfaqeshin në rajonet veriore në muajin shkurt.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0