Italia gjobit Apple me 10 milion euro për mashtrim - Business Magazine Albania

Italia gjobit Apple me 10 milion euro për mashtrim

Italia ka gjobitur Apple me 10 milion euro pasi është zbuluar se pretendimet që IPhonat janë rezistent ndaj ujit janë false. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës në Itali, (AGCM), i cili  tha se pretendimet e Apple nuk janë reale. IPhonat janë rezistent vetëm ndaj ujit të pastër në kushte laboratorike.

Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu vuri në dukje dhe problemet që garancia e telefonave ka. Ata u shprehen se dëmtimet nga uji nuk janë në pjesën e garancisë edhe pse vetë kompania ka njoftuar se telefonat janë rezistent ndaj ujit. Vetë kompania ka njoftuar se telefonat e saj kanë një rezistencë prej katër metrash nën ujë dhe me një kohëzgjatje prej 30 minutave.

LEXO: Apple njofton M1, çipin e parë në familjen e saj

AGCM vendosi se reklamimi që  Apple i bënin telefonave ishte mashtrim dhe për këtë u gjobit me 5 milion euro ndërsa për mosmbulimin e garancisë gjatë prishjes së telefonit nga uji me 5 milion të tjera.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0