Italia ka gjobitur Apple me 10 milion euro pasi është zbuluar se pretendimet që IPhonat janë rezistent ndaj ujit janë false. Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës në Itali, (AGCM), i cili tha se pretendimet e Apple nuk janë reale. IPhonat janë rezistent vetëm ndaj ujit të pastër në kushte laboratorike.
Autoriteti i Konkurrencës gjithashtu vuri në dukje dhe problemet që garancia e telefonave ka. Ata u shprehen se dëmtimet nga uji nuk janë në pjesën e garancisë edhe pse vetë kompania ka njoftuar se telefonat janë rezistent ndaj ujit. Vetë kompania ka njoftuar se telefonat e saj kanë një rezistencë prej katër metrash nën ujë dhe me një kohëzgjatje prej 30 minutave.
LEXO: Apple njofton M1, çipin e parë në familjen e saj
AGCM vendosi se reklamimi që Apple i bënin telefonave ishte mashtrim dhe për këtë u gjobit me 5 milion euro ndërsa për mosmbulimin e garancisë gjatë prishjes së telefonit nga uji me 5 milion të tjera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto