iSmart Consulting: Një nga firmat e para të PR në SHBA të themeluara nga sipërmarrës shqiptarë - Business Magazine Albania

iSmart Consulting: Një nga firmat e para të PR në SHBA të themeluara nga sipërmarrës shqiptarë

Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë tregje me përmasa krejt të ndryshme, të dyja po përjetojnë një interes gjithnjë në rritje për investime reciproke, në një nivel shumë më të lartë krahasuar me vetëm pak vite më parë.

Grupet më të mëdha të biznesit, si Balfin, tashmë kanë kaluar Atlantikun duke krijuar kompani ndërtimi në SHBA. Për herë të parë në historinë shqiptare, rajoni i Ballkanit përfaqësohet në listën e Forbes me miliarderin e tij të parë, z. Samir Mane, themelues dhe president i Balfin Group. Ky trend zgjerimi po ndiqet edhe nga grupe të tjera, kryesisht në sektorin e ndërtimit, tregtisë dhe ushqimit. Në të njëjtën kohë, investimet amerikane po bëhen pjesë e iniciativave strategjike të Shqipërisë,  veçanërisht në sektorin e turizmit, si projekti zhvillimor i Ishullit të Sazanit. Kjo bashkëpunim ekonomik në rritje ka sjellë edhe një trend të ri: zgjerimin e investimeve në fushën e konsulencës.

Së fundmi, në New Jersey është krijuar iSmart Consulting,  një kompani që ofron shërbime PR dhe zgjidhje digjitale, me synimin për të shërbyer si një zë më i fortë dhe një urë lidhëse mes bizneseve që duan të hyjnë në tregjet e njëri-tjetrit.

Kompania është themeluar nga sipërmarrësi amerikan Blerim Sefa dhe sipërmarrësja shqiptare Albana Muçaj. Në një intervistë për Businessmag, Muçaj theksoi se ka ardhur koha që ekspertiza shqiptare të eksplorojë tregjet ndërkombëtare.

Porfesioniste me përvojë të gjatë në komunikim, me sfond në gazetari dhe drejtësi, Muçaj sjell mbi 25 vite eksperiencë në komunikim dhe gati një dekadë në biznes. Ajo shfaqet e sigurt në planet për të punuar me biznese ambicioze që synojnë tregje të reja,  sidomos ato që kanë nevojë për një qasje ndërkulturore në komunikim. Kjo besim vjen nga vitet e konsulencës për biznese dhe organizata evropiane që kanë hyrë në tregun shqiptar, si edhe për bizneset shqiptare që janë zgjeruar jashtë vendit.

“Përmes komunikimit ne veprojmë si një lehtësues, një urë që u mundëson bizneseve të arrijnë tregjet e tyre më shpejt dhe më qartë,” shprehet ajo. Në Shqipëri, Muçaj ka mbështetur gjithashtu startup-et e drejtuara nga vajza dhe gra, duke i udhëhequr në hapat e tyre të parë sipërmarrës.

Sipas saj, sektorët më premtues në tregun amerikan janë teknologjia, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Nga ana tjetër, sipërmarrësit amerikanë tregojnë interes gjithnjë e më të madh për Ballkanin, veçanërisht në projekte turistike dhe në prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0