"Ishte e padrejtë": Warren Buffett zbulon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga posti i CEO - Business Magazine Albania

“Ishte e padrejtë”: Warren Buffett zbulon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga posti i CEO

"Ishte e padrejtë": Warren Buffett zbulon arsyen e vërtetë pse hoqi dorë nga posti i CEO

Warren Buffett, në moshën 94-vjeçare, surprizoi investitorët më herët këtë muaj gjatë mbledhjes vjetore të aksionerëve të Berkshire Hathaway në Omaha, Nebraska, duke shpallur përfundimin e karrierës së tij gati 60-vjeçare si CEO. Pasardhësi i tij, Greg Abel, 62 vjeç, do të marrë drejtimin zyrtarisht më 1 janar 2026, ndërkohë që Buffett do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të bordit të Berkshire.

Lajmi për dorëheqjen e tij si CEO u dha në pesë minutat e fundit të një sesioni pyetje-përgjigje që zgjati pesë orë. Tani, detaje të reja kanë dalë në dritë mbi arsyet që e çuan Buffett-in të dorëzojë stafetën – dhe ato lidhen pikërisht me moshën e tij.

“Si e di njeriu ditën kur fillon të plaket?”, tha Buffett për The Wall Street Journal në një intervistë të mërkurën. “Në fakt, nuk fillova të plakesha për ndonjë arsye të çuditshme deri kur mbusha rreth 90 vjeç. Por kur fillon të plakesh, ajo është një gjendje që nuk kthehet më pas.” Buffett tregoi se vitet e fundit, pas kalimit të të 90-ave, ai ka filluar të ndjejë pasojat e moshës. Ka pasur vështirësi në kujtimin e emrave dhe i është bërë më e vështirë të lexojë gazetat, të cilat, siç thotë ai, papritmas dukeshin me tekst të paqartë.

Lexo edhe: “Sa muaj jetë ka startup-i juaj?” Pyetja që i bllokon shumicën e themeluesve

Lindur në Omaha në vitin 1930, Buffett mori drejtimin e Berkshire Hathaway – asokohe një kompani tekstilesh – në vitin 1965, kur ishte vetëm 34 vjeç. U bë CEO dhe kryetar bordi në vitin 1970 dhe këtë gusht mbush 95 vjeç. Ai shtoi për WSJ se kurrë nuk kishte pasur synimin të ishte CEO i Berkshire për gjithë jetën dhe e quajti “befasuese” që qëndrimi i tij në këtë detyrë zgjati kaq shumë. Ai vuri re se dita e tij kishte filluar të bëhej më e ngadaltë, ndërkohë që Greg Abel sillte më shumë energji dhe arrinte të realizonte më shumë gjatë ditës së punës. “Dallimi në nivelin e energjisë dhe sa shumë ai [Abel] mund të arrinte në një ditë 10-orëshe krahasuar me mua  ky ndryshim po bëhej gjithnjë e më i dukshëm,” tha Buffett.

Ai shtoi se Abel ishte “shumë më efektiv” në menaxhimin e operacioneve të përditshme të Berkshire dhe se “ishte e padrejtë, në të vërtetë” që ai të mos ishte vendosur më parë si CEO. Greg Abel iu bashkua Berkshire Hathaway në vitin 1999 pas blerjes së MidAmerican Energy Holdings – një kompani energjetike ku ai shërbente si drejtues. Në vitin 2018, Buffett e emëroi zëvendëskryetar të operacioneve jo të sigurimeve. Në mbledhjen e aksionerëve të vitit 2021, ai konfirmoi publikisht se Abel do të ishte pasardhësi i tij si CEO. Megjithatë, Buffett i tha WSJ se planifikon të vazhdojë të punojë në Berkshire dhe se shëndeti i tij aktualisht është i mirë.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0