IQOS 3 DUO, mundësi për një të ardhme pa tym - Business Magazine Albania

IQOS 3 DUO, mundësi për një të ardhme pa tym


IQOS 3 DUO është pjesë e produkteve pa tym që Philip Morris International (PMI) po prezanton në treg dhe sapo është lançuar në Shqipëri.

Zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjisë, i shpalosur në IQOS 3 DUO — i nxitur nga njohja e konsumatorit dhe mbështetur në prova shkencore — përfaqëson hapin më të fundit të PMI në rrugëtimin drejt një të ardhme pa tym.

Shefi operativ i PMI Jacek Olczak tha se, “Prezantimi i IQOS 3 DUO konfirmon angazhimin tonë për të investuar vazhdimisht në mënyrë konstante në zhvillimin dhe komercializimin e produkteve të vërtetuara shkencërisht që mund të ndihmojnë miliona duhanpirës të rritur që ndryshe do të vazhdonin të pinin duhan për të ndryshuar”.

“Këto përditësime, novacione dhe zhvillime të vazhdueshme të produkteve janë thelbësore në realizimin e një të ardhme pa tym. Sot afro 8 milionë të rritur në të gjithë botën kanë kaluar në IQOS dhe kanë braktisur cigaren”, tha ai.

IQOS 3 DUO, ka karakteristika të reja për të ndihmuar duhanpirësit e rritur të largohen më lehtë nga cigaret. Ai lejon dy përdorime të njëpasnjëshme pa rimbushur mbajtësin, ndërsa koha e karikimit është shumë më e shpejtë krahasuar me IQOS 3 dhe IQOS 2.4+.

Kompania synon që derin në 2025 të paktën 40 milionë duhanpirës të cigareve të PMI, të cilët zgjedhin të vazhdojnë të pijnë duhan, të kenë kaluar në produkte pa tym dhe se të paktën 30 përqind e vëllimit do të vijë nga këto produkte. Në kërkimet prej 10 vitesh janë investuar mbi 6 miliardë dollarë në kërkimin shkencor, zhvillimin dhe komercializimin e portofolit të produkteve të reja pa tym. Në kërkime, janë përfshirë mbi 400 shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë.

Sipas studimeve të prezantuara nga vetë kompania mesatarisht, 70 përqind e duhanpirësve që kalojnë në IQOS braktisin cigaren. Megjithatë kompania thekson se IQOS nuk është i pa dëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi.

IQOS 3 DUO ka hyrë si fillim në Japoni në muajin Shtator dhe më pas deri në fund të vitit 2019 do të mbulojë shumicën e tregjeve ku IQOS është aktualisht i disponueshëm.

Philip Morris International: Sjell një të ardhme pa tym

Philip Morris International (PMI) po udhëheq një transformim në industrinë e duhanit për të krijuar një të ardhme pa tym dhe të zëvendësojë përfundimisht cigaren me produkte pa tym në dobi të të rriturve, të cilët në të kundërt do të vazhdonin të pinin duhan. PMI është një kompani udhëheqëse ndërkombëtare e duhanit e angazhuar në prodhimin dhe shitjen e cigareve, produkteve pa tym dhe pajisjeve elektronike e aksesorëve shtesë, si dhe produkte të tjerë që përmbajnë nikotinë në tregjet jashtë SH.B.A.-së. PMI po ndërton një të ardhme në një kategori të re të produkteve pa tym, që edhe pse nuk janë të padëmshme, janë një zgjedhje shumë më e mirë sesa pirja e cigareve tradicionale. Përmes aftësive multidisiplinore në zhvillimin e produktit dhe shkencës së avancuar, PMI synon të sigurojë që produktet pa tym të plotësojnë kërkesat e konsumatorit të rritur dhe kërkesat e rrepta rregullatore.

Portofoli i produkteve pa tym i PMI IQOS përfshin produkte të duhanit të me ngrohje dhe produkte që avullojnë nikotinë. Që nga 30 qershori 2019, PMI vlerëson se afro 8 milion duhanpirës të rritur në të gjithë botën tashmë kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë kaluar në produktet duhanit me ngrohje të PMI, të disponueshëm për shitje në 48 tregje në qytete kryesore ose mbarëkombëtare nën markën IQOS. Për më shumë informacion, vizitoni www.pmi.com  dhe www.pmiscience.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0