Iphone X nuk i përgjigjet dot thirrjeve në telefon - Business Magazine Albania

Iphone X nuk i përgjigjet dot thirrjeve në telefon


Përdoruesit e Iphone X kanë zbuluar një tjetër defekt me pajisjet e tyre të shtrenjta.

Disa përdorues të Iphone X, kanë raportuar se ekrani i aparatit të tyre, kërkon rreth 10 sekonda për të treguar se kush po kryen një thirrje telefonike edhe pse ndërkohë telefoni vibron si dhe zilja bie.

Ky problem e bën të vështirë për telefonin që të përmbushë një nga funksionet e tij primare, që është ti përgjigjesh një thirrjeje. Ekrani nuk u lejon përdoruesëve të përdorin funksionin swipe, në mënyrë që ti pergjigjen thirrjeve.

Duke i hedhur pak sytë nga forumi i suportit te Apple, tregon se përdoures të tjerë kanë të njëjtin problem.

’ Sa herë që një thirrje vjen në Iphone X, ekrani nuk ndizet, bie zilja por ekrani ndizet vetëm pas 5 ose 6 sekondash.’’ shkruan një përdorues i habitur.

’ Kur vjen një thirrje në Iphone X, telefoni vibron, thirrja bie por ekrani nuk jep asnjë shenjë’’ thotë një tjetër përdorues.

Apple tha se ‘’do të ndjekë këto raportime.’’

Ky problem është një tjetër turpërim për Apple, firma e cila ka justifikuar çmimin e ekzagjeruar prej $1,000, me opsione futuristike si njohja e fytyrës apo kamera e avancuar si dhe ekrani OLED.

Por telefoni është i mbushur me probleme dhe Apple madje nxori edhe një rregullim për software, për aparatet të cilat nuk punonin në temperatura të ulëta. Gjithashtu një numer aparatesh rezultuan të kishin një vizë jeshile e cila shfaqej në anë të ekranit.

Raportimet tregojnë se Apple ka prerë prodhimet për Iphone X, duke planifikuar të prodhojë vetëm 20 milionë njësi në çerekun e parë të vitit 2018. Kjo tregon se telefonat nuk po shesin mirë edhe pse çmimi i lartë i vendosur nga kompania po sjell fitime.

 

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0