iPhone 6 ne faze testimi - Business Magazine Albania

iPhone 6 ne faze testimi


Pajisja e re e Apple eshte tashme ne faze testimi. Ka shume zera qe po qarkullojne ne rrjet ne lidhje me detajet sesi do te jete iPhone 6, flitet per nje fotokamere 12 megapixel, per karikim baterish pa tel, per dizajn revolucionar, etj.

Por gjithe keto hamendesime mund te zbulohen zyrtarisht ne qershor gjate konferences boterore te zhvilluesve nga e gjithe bota qe do te mbahet ne San Francisko, per lancimin (hipotetikishit) ne shtator.

Lajmin per kete e dha TheNextWeb, i cili ka provat e testeve qe Apple po kryen. Mesa duket disa zhvillues kane krijuar kode te ndryshme duke e quajtur pershembull ‘iPhone 6.1’ qe mbeshtetet me sistemin operativ iOS7.

Pervec kesaj trafiku i internetit i gjeneruar nga kjo pajisje ‘misterioze’ per momentin do te kete perseri IP lokalizues ne fushen e Apple dhe Cupertinos. Sic u tha dhe me pare karikimi i baterive do te jete i mundur pa tel, domethene me wireless, fale patentes qe ka Apple ne karikimin e pajisjeve pa tel.

iPhone i ri do te jete i disponueshem ne shume ngjyra sic ndodhi dhe me iPod Touch. Nuk do te kete me vetem te bardhe dhe te zeze por 6-8 ngjyra, sipas analistit te Topeka Capital Markets, Brian White, qe beson se iPhone i ardhshem do te ngrije ofertat e reja te brezit te iPod Touch, qe ne te vertete ka qene nje terren prove per brezat e rinj si te iPhone dhe iPad. E vetmja gje nuk ka dale si thashethem ka te beje me dimensionet dhe cmimet. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0