Medjat e huaja bëjnë me dije se iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max pritet të vijnë me lente zmadhimi 5x.
Por, tani kompania po kërkon të zgjerojë përdorimin e lenteve periskop edhe për serinë e ardhshme të iPhone.
iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max pritet të vijnë me një lente zmadhimi 5x. Apple e përdori këtë lente ekskluzivisht në iPhone 15 Pro Max-in më të shtrenjtë në vitin e kaluar.
Sipas raportimeve, furnizuesit kryesorë për komponentët e kamerës tetraprism pritet të jenë Largan Precision dhe Genius Electronic Optical (GSEO). Kjo mund të lejojë zmadhim optik 5x dhe dixhital 25x.
Përveç aftësive të zmadhimit optik, modelet e iPhone 16 Pro pritet të ofrojë, kamera primare 48 megapikselë dhe kamera me kënd ultra të gjerë. Modeli më i shtrenjtë i iPhone mund të ketë një kamerë kryesore të avancuar 48 megapikselë Sony IMX903, ndërsa iPhone 16 Pro thuhet se ka një sensor Sony IMX803 48 megapiksel. Ky sensor është gjithashtu i disponueshëm në modelet ekzistuese të iPhone 15 Pro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto