iPhone 12 mund të shtyjë lançimin për shkak të problemeve me ekranin

iPhone 12 mund të shtyjë lançimin për shkak të problemeve me ekranin

iPhone 12

Lançimi i iPhone 12 mund të shtyhet për shkak të një problemi me ekranet OLED. Sipas një raporti që vjen nga Koreja, prodhuesi i ekraneve OLED BOE i Apple nuk ka përmbushur dot standardet e teknologjisë OLED në aspektin e cilësisë.

Ekranet e prodhuara prej BOE duhej të aplikoheshin tek iPhone 12 5.4-inç dhe iPhone 12 Max 6.1-inç të cilët do t’i hapnin rrugë implementimit të një skaneri të shenjave të gishtërinjve nën ekran për herë të parë në një iPhone.

Raporti nuk tregon nëse dështimi i BOE në standardet e ekraneve OLED ka ndikuar në axhendën e debutimit të Apple iPhone 12. Në të kaluarën Apple ka përdorur teknologjinë e ekraneve të Samsung si furnizuesi i vetëm për iPhone.

Lexoni: Sony prezanton PlayStation 5, sjell risi në video-lojëra

Kompania e iPhone për të reduktuar influencën e Samsung tek iPhone vendosi të shikonte tek një tjetër prodhues si BOE për ekranet e modeleve jo-Pro.

BOE është lider botëror në prodhimin e ekraneve Liquid Crystal dhe ofron ekrane për iPad dhe MacBook. Që prej vitit të kaluar është duke zhvilluar një ekran OLED fleksibël për modelet më të lira të Apple.

Të katër modelet e spekuluara të iPhone 12 të cilët janë modeli 5.4-inç iPhone 12, 6.1-inç iPhone 12 Max, 6.1-inç iPhone 12 Pro dhe 6.7-inç iPhone 12 Pro Max do të vijnë me ekrane OLED dhe procesorin A14. Secili prej tyre do të vijë me teknologjinë 5G.

MacRumors

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0