Sony prezanton PlayStation 5, sjell risi në video-lojëra

Sony prezanton PlayStation 5, sjell risi në video-lojëra

PlayStation 5

Pas 7 vitesh pritje, Sony ka prezantuar më në fund Playstation 5. Prezantimi i pajisjes së re pritej në fund të këtij viti, por Sony duket se ka dashur t’i surprizojë të gjithë të apasionuarit pas video-lojërave.

Konsola e re e videolojërave ka një procesor më të fuqishëm, më shumë memorie RAM sesa PlayStation 4 dhe një kartë grafike të përmirësuar.

Ndryshim tjetër i PS5 nga PS4, që u prezantua në vitin 2013, është fakti se konsola e re do të jetë e bardhë dhe pozicioni natyral do të jetë ai vertikal.

Lexoni: Blerja e Giphy nga Facebook, Autoriteti i Konkurencës nis hetimin

Komanda e re, që quhet Dualsense është një zhvillim i DUALSHOCK 4 dhe do të jetë e pajisur me mikrofonë në mënyrë që lojtarët të komunikojnë “online” me njëri-tjetrin pa pasur nevojë për kufje.

Mendohet se PS5 do të dalë në shitje për një çmim më të ulët se 500 euro.

Playstation 5 ofron një grafikë mjaft të avancuar si dhe kohë shumë më të shkurtra karikimi nëpërmjet përdorimit të hard diskut. Prezantimi i pajisjes së re u bë online dhe tërhoqi më shumë se 3 milionë vizitorë live vetëm në kanalin e youtube.

Kompania përmes këtij prezantimi, ka vendosur të surprizojë edhe rivalin e saj, Microsoft, që brenda fundit të këtij viti pritet të prezantojë pajisjen e re të Xbox, që është edhe rivali kryesor i playstation.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0