iPhone 11 Pro është duke mbledhur të dhëna “misterioze” rreth lokacionit

iPhone 11 Pro është duke mbledhur të dhëna “misterioze” lidhur me lokacionin e përdoruesve



Telefoni më i ri nga Apple duket se është duke kryer edhe një funksion të pazakontë të mbledhjes së të dhënave, megjithëse nuk duhej ta bënte këtë.

Hulumtuesi i sigurisë, Brian Krebs, ka gjetur se iPhone 11 Pro, po mbledh të dhëna “misterioze” edhe kur opsioni i lokacionit është i ndaluar dhe nuk është në funksion.

Në gjetjet e tij, shihet se si një ikonë në formën e një shigjete të vogël, shfaqet për të treguar vendndodhjen e përdoruesit të telefonit.

Kjo nuk është parë te iPhone-ët e mëparshëm, apo te të rinjtë që përdorin sistemin iOS 13.

Lidhur me këtë, Krebs ka kontaktuar me zyrtarë të Apple, të cilët kanë thënë se do të hetojnë shkaktarët, por nuk kanë kthyer përgjigje që nga shtatori.

Megjithatë, është thënë se iPhone 11 Pro nuk po mbledh të dhëna dhe nuk po bën asgjë gabim, vetëm se po e tregon atë shenjë gjatë përdorimit.

Lexoni gjithashtu:

Bëjeni iPhone-in tuaj të vjetër të duket si iPhone 11 Pro me këtë sticker të ri

3Nions

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0